• |
ide | kryesore

Vijon gjyqi publik ndaj prokurori të Durrësit, Rama: Do të marrë ndëshkimin e merituar!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish prokurorin Arian Ndoja, i cili ka në ngarkim hetimet për drejtuesin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Duke mos e përmendur në emër, Rama tha se ky prokuror është një nga rastet flagrante të shkeljes së ligjit nga vetë përfaqësuesit e drejtësisë. Më tej, kreu i ekzekutivit u shpreh se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e shkarkuar nga Vetingu do të merren më tej si të pandehur për shkeljet që u janë gjetur.

Javën e kaluar kishte një rast flagrant të shkeljes së ligjit, transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë, në përfaqësues të figurave të krimit, por që sigurisht që do të marrë ndëshkimin e merituar. Po e theksoj edhe njëherë atë që kam thënë ditën e parë, se ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie do të kërkojë kohë.

Ata që Vetingu i përjashton të jenë të sigurt që do të rikthehen përpara prokurorëve dhe gjykatësve për të dhënë llogari. Drejtësia mund të vonojë dhe pak por nuk do të harrojë”, tha Rama gjatë takimit periodik të “bashkëqeverisjes”.

Ndoja u akuzua për herë të parë nga kreu i qeverisë pak ditë më parë, ku akuzohej për lidhje me krimin e organizuar. Deklarata e fortë e Ramës u përforcuaapara pak ditësh nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili përsëriti akuzën, duke iu referuar arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Sipas këtyre dy eskponentëve më të rëndësishëm të qeverisë, Ndoja punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

Ndërsa të premten, pas seancës në Gjykatën e Durrësit la me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin Pula, Braçe reagoi duke risjellë akuzën e Ramës pasi u shpreh se subjekti i gjykimit (Pula) është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale.

Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat.

Mirëpo, këto deklarata janë të pamjaftueshme, pasi nëse e marrim të mirëqenë se kryeministri dhe zv.kryeministri kanë dijeni se një prokuror çfardo po shkel ligjin dhe është i lidhur me bandat kriminale, duhet ta denoncojnë. Nëse prokurori në fjalë ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën, i takon Prokurorisë që të zbardhë shkeljet. Ky “gjyq publik”, mund të jetë një aluzion për të gjithë ata prokurorë që do të ketë guximin për të arrestuar zyrtarët e Partisë Socialiste në Kadastër, Bashki, e qeveri. ©Lapsi.al



8 Comments

  1. Gabimi i prokurorit ishte qe harroi per nje moment qe drejtoret e kadastrave jane minibankat qe prodhojne leke te mire per rilindjen dhe emerimet jane direkt nga rama.

  2. Sa e turpshme..Pytje nga salla: do flisnin keshtu kunder prokurorit nese nuk do kishte arrestuar kete qelbesiren e pjerdhjes??

  3. Ky Kryeministri shqiptar pse nuk i pergjigjet se njejtes pyetje: ku i ka gjetur leket per te ndertuar bunkerin e Surrelit? Po per kostumet Brioni? Po te tjerat e te tjerat?

  4. Imagjinoni cfare do kishte thene ky perversi qe eshte edhe kryeminister, sikur krahu tjeter politik te kishte bere te njejtat deklarata dhe nderhyrje ne sistemin e drejtesise. Do kishin uleritur fort per cenim pavaresie apo dhunim te drejtesise.

  5. Derisa po shahet nga kryeministri dhe varesi i tij, do te thotë qe ky prokuror paska bërë dicka te mire, i lumtë dora … Kesaj i thone hajduti thërret kapeni hajdutin.

  6. Duhet ta marresh ti denimin e merituar o i gjati ine qe rrjedhimisht te denohet edhe ai i drejtesise . Sepse ai eshte pjelle e juaj per te mbrojtur interesat tuaja . Jeni ju mafiozet e politikes qe beni te mundur ekzistencen e ketyre sikarjove e drejtesise . Nje dite te gjithe do japim llogari para te Madhit Zot , kohezgjatje e llogaridhenies sone eshte tak fak , e jotja do zgjase me jave , muaj apo ndoshta edhe vite . Gjynahet tuaja nuk kane te sosur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *