• |
ide | kryesore

Kumbulla i diferencuar, por nuk rrezikon: Reja zgjedh zëvendësuesin e Hysajt

Sport, Video



Përgatitje fizike, në pritje të vendosjes së piketave për formacionin dhe linjës taktike për transfertën me Turqinë. Tekniku Edy Reja kërkon garanci për kondicionin fizik të të tijve, duke qenë se parashikohet një ndeshje tepër intensive. Italiani I ka kushtuar vëmendje këtij aspekti, duke lënë të kuptohet se për mënyrën e interpretimit të ndeshjes me turqit, tepër e rëndësishme për objektivin kualifikim, duhet pritur ende.

73 vjecari është në pritje të Hysen Memollës, që duhet të vihet në dispozicion të teknikut në seancën e radhës. Dëmtimi I Hysajt I ka komplikuar planet e Rejas që duhet të gjejë një pendinë në krahun e djathtë, që e konsideronte të mbyllur, ndërkohë që situata e Kumbullës nuk duket shqetesuese. Mbrojtësi është stervitur I diferencuar për shkak të një problemi në shpatull, por nuk duket se rrezikon për transfertën e 11 tetorit kundër Turqisë. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive, pavarësisht se në tre ditë luhen fatet e fushatës kualifikuese drejt Euro 2020, një takim që lojtarët e tekniku nuk duan ta humbasin.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *