• |
ide | kryesore

“Venecia” miraton raportin përfundimtar për presidentin Meta

Lajme, Të fundit



Komisioni i Venecias ka diskutuar dhe më pas miratuar raportin përfundimtar të opinionit mbi anti/kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Mazhoranca është përfaqësuar në këtë mbledhje, ku pritet të dalë opinioni i plotë i “Venecias”, nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  kreu i Komisionit Hetimor parlamentar i ngritur për verifikimin e ligjmërisë së dekretit të kreut të shtetit për lokalet, Ulsi Manja, si dhe anëtarja e këtij komisioni, Klotilda Ferhati.

Ndërsa, presidenti Meta, i cili nuk është paraqitur në “Venecia”, është përfaqësuar nga shefi kabinetit, Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali.

Ekspertët e Komisionit të Venecias “zbarkuan” muajin e kaluar në Tiranë, në kuadër të kërkesës për dhënien e një opinioni nga Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Metës për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve.

Më datë 27 shtator, u publikua raporti paraprak ku shkruhej ndër të tjera se sipas “Venecias”, presidenti ka tejkaluar kompetencat që i jep Kushtetuta, por duke theksuar nga ana tjetër se nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë, në bazë të të cilës mund të merret vendimi për ta shkarkuar.

“Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet.”- vërehej në raportin paraprak.

Nga ana tjetër, Presidenca publikoi qendrimin mbi draft-opinion e  “Venecias”, ku Meta kishte shkruar edhe një letër adresuar presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Në këtë letër theksohej se disa çështje kyçe nuk janë marrë parasysh në përpilimin e raportit paraprak. Meta nënvizonte se: “Nëse ky projekt miratohet siç është atëherë çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij”

Në një prej pikave të listuara, ku Meta shpaloste problematikat që ka konstatuar në raportin paraprak, shtonte se ekspertët e “Venecias”, “kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore.”

Më tej në letrën për presidentin Buquicchio, Meta shton se projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, i pabalancuar dhe jo i plotë. Sipas presidentit, drafti nxirrte disa konkluzione që nuk përputhen me mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor.

“Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit; Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë.”, shkruhet ndër të tjera në letër.

 



5 Comments

  1. O like floriri, o mashtrus ordiner je me posht se lacat e lagjeve. po pse me muhabete bajate e me spon me gojen e ted blushit kujton se do na hedhesh hi syve sic bere per videopergjimin. ti je mortje dhe paske qen dhe i lig, po normal, ligesia del me shpritin. e ke mutin deri ne fyt, ke shum gjynahe, po ckusur te kemi ne o mafjoz me zile. je mesuar ti blesh te gjith, po nuk blihet komisioni i venecias as nga ty e as nga ram trecerekshi. njeri bajat dhe i neveritshem. te dhent karma ate qe meriton, horr.

  2. Një pyetje kam për ata që komentojnë ligjet e drejtësinë :
    Si mund të komentohet se është shkelje e rëndë e një ligji që nuk ektiston ?
    Me Ramën në këtë përplasjen me presidentin, ka ndodhur thuajse e njejta histori si me Bashën në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës.
    Kur u numëruan votat, Rama doli me nja 10 vota fitues, por numëruesit patën konstatuar që një shumicë e madhe e votave ishin hedhur në kuti të gabuara.
    KQZ vendosi që ti quaj të vlefshme edhe votat që ishin hedhur gabim jo në kutinë e duhur, por në kuti të tjera, duke arsyetuar se për shkak të mungesës së skjarimit të votuesve, nuk kishte se pse tju mohohej atyre vullneti zgjedhor. Një rast i tillë nuk ishte parashikuar as në Kushtetutë e as në Kodin zgjedhor.
    Ishte pra thjesht një gabim teknik, ashtu siç ndodhi edhe me zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku po përsëriten zgjedhjet.. Që të përsëriteshin zgjedhjet ashtu siç kërkonte PS, nuk kishte asnjë kuptim pasi fletët e votimit pamvarësisht se ishin hedhur jo në kutinë e duhur, e kishin të kjartë verdiktin e tyre.
    U bë atëhere zhurmë e madhe atëhere e kjo vazhdon akoma edhe sot nga Rama e PS, se Basha i kishte “vjedhur” votat që në fakt u gjetën të hedhura në kuti të gabuar.
    Nuk kishte pra asnjë “vjedhje”, por një gabim teknik i pa parashikuar nga kodi zgjedhor që Kolegji zgjedhor e vlerësoi si të drejtë rishikimin e votave.
    Edhe me rastin e “shkeljes së kompetencave” të presidentit, është po e njejta.
    Askush tjetër përveç presidentit nuk ka të drejtë dekretimin e datës së zgjedhjeve. Por ama as në Kushtetutë e as në Kodin zgjedhor nuk përmëndet se kush e ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve në rast se ato do të zhvillohen vetëm me një parti. Shtyrja e zgjedhjeve i lejohet ta bëjë presidenti në raste të veçanta. si katastrofa natyrore e gjëndje të jashtëzakonëshme.
    Po a nuk ka Shqipëria sot faktikisht një gjendje të jashtëzakonëshme të sistemit demokratik, kur të gjitha pushtetet lokale e qëndrore i ka një parti, ish Partia e Punës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *