• |
ide | kryesore

Kjo është mini intervista e Kylie për ndjekësit e Instagram

Paparazzi, Slider



Një vit më parë, 22-vjeçarja Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Travis Scott, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Stormi.

Tashmë, Stormi është një ndër bebushat më të njohur në botë, e cila merr vëmendjen e të gjithëve sa herë mamaja i publikon foto e video në Instagram.

Mirëpo, e dinit se nëse s’do të quhej Stormi, e vogla do të kishte një tjetër emër po kaq të adhurueshëm?

Kylie do ta quante të bijën Rose dhe këtë e ka zbuluar për ndjekësit e saj në Instagram.

“Cilat janë emrat e tjerë që ke marrë në konsideratë për Stormin?”- i shkruan një ndjekës të cilit Kylie ia kthen:

“Rose, ende e dashuroj këtë emër.”

Gjithashtu, fansave të miliarderes i ka bërë përtshtypje fakti se Stormi komunikon shumë mirë me mamanë e saj, ndaj Kylie ka treguar cili është sekreti pas kësaj.

Ajo i flet të voglës si të fliste me një person të rritur dhe i shpjegon gjithçka.

“I flas si të ishte e rritur dhe i shpjegoj gjithçka edhe kur ishte ende shumë e vogël për të folur. Fëmijët janë si sfungjerë të vegjël (të cilët thithin çdo gjë)”- ka rrëfyer Kylie.

Prej disa ditësh, Kylie po përflitet për ndarjen me Travis Scott. Ata po jetojnë momentalisht larg njëri-tjetrit, mirëpo burime pranë dyshes kanë treguar se kanë gjasa të bashkohen, pasi të dy ndjejnë ende për njëri-tjetrin dhe i ka marrë malli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *