• |
ide | kryesore

“Anulloni Francë-Turqi”: politika franceze i kundërvihet përshëndetjes turke në golin kundër Shqipërisë

Arkiva



Shtohen apelet në Francë për të anulluar ndeshjen e rrezikshme të mbrëmjes së sotme në Paris mes Bleus e Turqisë, për kualifikueset në Euro 2020. “Nuk mund të pranojmë absolutisht në Stade de France ata që përshëndesin masakrat e aleatëve tanë kurdë”, paralajmëron me një postim në rrjetet sociale presidenti i partitsë centriste Udi Jean-Christophe Lagarde, duke e lidhur me foton në të cilën futbollistët turq festuan me përshëndetjen ushtarake golin e shënuar në minutën e 90 në ndeshjen kundër Shqipërisë tre ditë më parë. “Me këtë përshëndetje ushtarake – pretendon politikani francez – kombëtarja turke ka kaluar fatkeqësisht kufirin që duhet të ndajë sportin e politikën”.

Nga ana e tij, europarlamentari i Rassemblement National, Jordan Bardella, ka paralajmëruar ashpër, duke nënvizuar se “futbolli nuk mund ti shërbejë propagandës së Erdogan”. Për të besuarin e Marine Le Pen është “e paimagjinueshme që futbollistët turq të bëjnë përshëndetjen ushtarake në territorin tonë se që Marsejeza të fërshëllehet përsëri sonte në mbrëmje”. Një referim, në vecanti, për fërshëllimat kundër himnit francez në ndeshjen e vajtjes Turqi-Francë qershorin e kaluar në Konya.

Deputeti i Republikanëve, Eric Ciotti, i ka bërë thirrje nga ana e tij ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner, “të marrë përipër përgjegjësitë e tij”, duke i kërkuar “të pezullojë” ndeshjen e kësaj mbrëmje “për motive sigurie, duke parë tensionin ekzistues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *