• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Basha takim me ambasadorin e OSBE-së

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë mesditën e sotme një takim e ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt, në kuadër të përpjekjeve për realizimin e Reformës Zgjedhore. Basha do të takohet po ashtu edhe me ambasadoren Audrey Glover, që udhëhoqi grupin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ky takim vjen disa ditë pas konferencës së thirrur nga OSBE-ja për një tryezë gjithëpërfshirëse mes partive politike në vend në funksion të kryerjes së Reformës Zgjedhore, që është edhe një prej kushteve imediate të vendosura nga Bundestagu gjerman në këmbim të pëlqimit të kushtëzuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë tryezë, opozita jashtëparlamentare u përfaqësua në nivel teknikcienësh nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, Arjan Madhi nga Partia Republikane dhe Muharrem Caka nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, opozita ka përpiluar një plan prej 5 pikash (lexo më poshtë), përmes të cilit rendit hapat dhe propozimet që duhen ndjekur për realizimin e Reformës Zgjedhore. Në një dalje për mediat para pak ditësh, Basha i përcolli një mesazh të tërthortë kreut të qeverisë, Edi Rama, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton këtë plan, është mirë “të hapë krahun”. “Nuk është çështje për Bashën nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza. Ia kemi dorëzuar këtë plan Ramës dhe njerëzve të tij. Ta zbatojë nëse nuk e zbaton të hapë krahun se e zbatojmë ne”, tha Basha. ©Lapsi.al

QËNDRIM I OPOZITËS SË BASHKUAR PËR “REFORMËN ZGJEDHORE” 

1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Duke qenë se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e saj.

1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, që mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim, personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

1.4. Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

2. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

 • shitblerja e votës;
• presioni mbi zgjedhësit në administratë publike;
• abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet;
• cënimi i sekretit dhe lirisë së votës;
• manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Në këtë kuadër, konstatohet se:

• Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi.
• KQZ nën kontrollin politik të partisë në pushtet nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, duke anulluar të gjitha garancitë që ofron ligji për subjektet zgjedhore.
• Organet e zbatimit të ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejnë dot funksionet e tyre sipas ligjit, për shkak të kontrollit nga partia në pushtet dhe Qeveria.
• Gjykatat janë jofunksionale dhe nën presionin politik të Qeverisë, siç evidentoi OSBE/ODIHR, duke pamundësuar ushtrimin e garancive që Kushtetuta dhe ligji ofrojnë në rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.

5. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

Zgjedhjet nuk janë e vetmja forme e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Kushtetuta i garanton qytetarëve shprehjen e vullnetit dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë në vendimmarrje, nëpërmjet Referendumeve. Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike.

 

 



9 Comments

  1. Shpellaret e lulit kerkuan qe pd ta shpalle armik kete gjermonin,kurse ky e pret ne takim,ky eshte lulu o shurrsa,po Konti italioni pse nuk e takon lulune di gje Qimi ,gjermon mod harro gishtin tja fusesh ne byth luluse qe ti vijne mend

  2. nuk e di pse ky Bcharti me kujton koministin italian Fosko Dinuci qe sa here i duheshin para i bente ndonje vizite liderit te revolucionit boteror Enver Hoxha

  3. I paemer !Je nje funderrine e bir i kurves,ne shume breza!Te gjitha negativitetet,pa asnje perjashtim mbarten te mendja jote e ndyre,e piste !Me siguri duhet te jesh pjelle e ndonje sigurmisi,spihuni apo bshkepunetor i sigurimit te kohes se merhumit !Te gjithe ata qe ti dhe monstra si ti qe nuk ia di askush atesine dhe nga vjen qe quhet Erion Velia,perdorni termin shpellar,keni dhe jeni ne hall te madh me ta !!!Kjo vjen nga impotenca juaj dhe e dini qe mami,motra,gruaja dhe vajzat tuaja kane gjetur dhe do te gjejne “hajdarin”qe duan te shpellaret sepse ju jeni te mbaruar !!!Ky eshte problemi juaj me ata qe quani shpellar !?Punojne fort…….,dhe kete e dini mire ju plehra !Mbase ta kane bere edhe ty vete dhe te kane lene me pasoja se jane te fuqishem…….,maço man !Fyej,shaje e ha sa te duash mut,po nese je njeri,thuaje emrin dhe rri i qete edhe per punen ne fis !!!Edhe fisin te bejne shpellaret te jetojne te plotesuar !Basha do i kerkojne doreheqjen atij gishtit qe te ben mamin me kohe ty e monstrve si ti,pleh njeri !

  4. Lul je një masakra më i keq se Rama pasi nuk duhet të takohesh me Boschard pasi ky e ka humbur të drejtën të përfaqësoj BE në pas veprimit të shëmtuar ndaj protestuesve

  5. O tota qe ti e thua emrin se je shpellar,semaforet e europes ne fillim tani semaforet e tiranes,lacit,krujes,e veriut po fitoni Lek te madh me motrat mamate grate e fisit dhe keto para I investoni te pd e salihut dhe luluse,ti krye shpellari I ketyre shpellareve qe e pranon dhe vete mos te te vije keq nga e verteta te qenurit shurranjos,salihun zgjodhet dhe ai me brek ne dore ju la o rrotKari,kuptoje se je ne kohe,dhe nje keshille mos fol per te tjeret,fol per vete o zhulsi shpellar qe te ka hyre nje kar,tani shko te salihu me shishen e shurres dhe uroje per festen qe ka,ne nje dite me enverin e ka vene vete

  6. Gjergj Simaku koment brilant
    I paemer ti je komentues me pagese komenton per buken e gojes nuk te Ve faj.
    Sot ke thene te verteten ky gishti ishte per opoziten dhe popullin protestues,skishte psé shkonte Basha per nje reforme qe se do as vete te takonte kte gishtin e fishkur.
    Ndryshe nga i paemri une jam i djathte por larg qendres ku Jane ul byth me byth ps- pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *