• |
ide | kryesore

Ende pa nisur mirë, mer fund lidhja e Pete Davidson dhe aktores

Paparazzi, Slider



Në muajin gusht të këtij viti, ish-i fejuari i Ariana Grande-s, Pete Davidson, nisi romancën e re me aktoren Margaret Qualley.

Ata u fotografuan së bashku gjatë verës, të kapur për dore me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu e lidhjen e tyre.

Mirëpo, romanca e çiftit ka përfunduar pa nisur mirë!

Sipas “Us Weekly”, komediani dhe aktorja i kanë dhënë fund me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Megjithatë, burimet tregojnë se ata kanë vendosur se do të jenë shokë pas ndarjes.

Asnjëri prej tyre nuk foli asnjëherë publikisht për lidhjen dhe nuk ndanë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *