• |
ide | kryesore

Ronaldo e Pjanic mbajnë në krye Juventus: traversa e Santander në të 94 frikësoi bardhezinjtë

F1, Sport, Video



Juventus konfirmohet e bukur, fituese e mbi të gjitha kryesuese. 2-1 imponohen bardhezinjtë, por kjo Bologna e Mihajlovic në trasfertën në Torino i frikësoi jo pak me goditjen e Danilos e traversën finale të Santander. E megjithatë bardhezinjtë kanë marrë tashmë ashensorin e po rriten në nivel. Madje kanë superuar edhe ligjin e vjetër të pauzave: rrallë ishte parë një skuadër kaq në formë pas pazuzës së kombëtareve.

Ronaldo u duartrokit për 700 golat, ndërsa Juventus për mënyrën e zakonshme të të bërit futboll në versionin Sarri. Bologna e Mihajlovic fut ujë në krahun e djathtë ku Alex Sandro është konstant, edhe pse goli erdhi në krahun tjetër. Goditja e CR7 befason Skorupski në shtyllën e parë, por të njëjtën gjë bën edhe Danilo bolonjez, që barazon rezultatin duke mposhtur Buffon. Bolonja madje mori zemër dhe kërkoi të përmbyste rezultatin.

Bardhezinjtë e morën skenën në pjesën e dytë, duke ngritur presingun dhe duke shtuar shpejtësinë e trekëndëshave. Goli i parakalimit erdhi si pasojë e një mbrojtje kaotike të Bolonjës: gabimi i Soriano favorizoi goditjen e Ronaldos, topi i përplasur tek mbrojtësit mbërriti tek Pjanic që është i saktë në goditjen e tij. Për boshnjakun kurorëzimi i një ndeshje të mrekullueshme. Juventus provoi në disa raste të shënonte golin e tretë, por pak Skorupski e pak gabimet përpara i mohuan bardhezinjve golin e sigurisë, që mund ti kishte ndëshkuar në fund kur traversa e goditur me kokë nga Santander mund ti kishte hequr fitoren nga duart.

ITALY – SERIE A

Lazio 3 – 3 Atalanta
Napoli 2 – 0 Verona
Juventus 2 – 1 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *