• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si ndodhi aksidenti i Albin Kurtit në hyrje të Tiranës

Lajme, Të fundit

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, te rruga e Rinasit, pranë Kasharit.
Eskortës që shoqërtonte Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët. Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurti nuk është lënduar. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

3 Comments

  1. Je i ri kurt SI PUNA JOTE KANE KALUAR ME QINDRA KOSOVAR NE SHQIPERI RUGOVA,MINISTRI I MBROJTJES ISA BOLETINI E SHUME E SHUME TE TJERE. SA KEQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu