Tashmë edhe Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion, madje bukuritë e paprekura të natyrës duket se do ti nënshtrohen ndërhyrjeve për realizimin e portit të jahteve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.
Në fakt në ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë. Kohëzgjatja e kontratës nuk do të jetë pak por 35 vite. Vlera e investimit sipas të dhënave zyrtare shkon në rreth 883 milionë Lekë, pa TVSH.
RTV Ora News e ka ndjekur edhe më parë këtë proces, kur në nisjen e tenderit kompanive u lihej vetëm 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentet nga data 6 tetor deri në 6 nëntor.
Madje dokumentet duhet të paraqiteshin vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë duket se ministria ka kufizuar mundësinë e pjesëmarrjes dhe të kompanive ndërkombëtare.
Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike.
Në shpalljen e fituesit kërkohet që brenda 60 ditësh të negociohet kontrata si dhe të paraqitet dokumentet përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat
Ndërsa prej kohësh qeverisë shqiptare i është tërhequr vëmendja për të ndaluar dhënien e koncesioneve me PPP. Kjo pasi konsiderohen si një borxh i fshehur që rrezikon buxhetin, por duke nënvizuar dhe transparencën e procedurave të ndjekura.
Për të ndalur koncesionet, u kërkua dhe një ndryshim në ligj mbi projektet e pakërkuara duke nisur nga 1 korriku. Por pasi në parlament ky afat u shty ishte presidenti që kërkoi respektimin e afatit të propozuar më parë. Edhe këto rekomandime nuk u zbatuan, duke lënë si afat përfundimtar 1 tetorin./ Ora
Eshte e vjeter Aneta, e nuk i jep kush oferte, se Drama edhe Aneten e kishte dhene me PPP po te vlente, qofte dhe dy kacidhe.
Fare e keqe, nga mbive ti ne Shqiperi.
O gazetare ndajeni mendjen . Eshte koncension apo PPP.
Nese eshte koncension , atehere shteti nuk paguan asgje dhe privati merr fitimin nga porti per 35 vite, dhe vitin e 36 porti i kalon shtetit.
Nese eshte PPP, atehere privati nderton portin me financat e veta ( per shumen qe ka percaktuar Ministria e financave) dhe shteti ja lan kete shume, bashke me interesin bankar, cdo vit deri sa ta laje komplet. Ne keter rast fitimin e perdorimit te portit e merr shteti dhe jo privati.
E coroditet popullin me lajme jo te plota , apo te shtremberuara.
e ke marr rrogen?
E mora rrogen dhe me te do paguaj motren tende per nje nate.
Po mire o Socialist i thekur, perse po perpiqen keto kompanite qe fitimi ti shkoje shtetit ..Ki parasysh qe 35 vite eshte koha me e gjate pa u bere ligj (99 vite) per nje koncesion. dhe rimarrja do ti kaloje me preference po asaj kompanie qe e kishte, se shteti nuk do shtetezoxje nje port turistik.. Ke lexuar apo jo..? Ne rastin e dyte.PPP, perse Shteti dashka te ndertoje nje port ne Kepin e Rodonit? Thua do ta nxjerre me fitim?? Nejse ta harrojme bukurine e Portit te Rodonit se kjo e Praslinit eshte Kompania e Rames &Co. Oooo QYQ, qe edhe te justifikosh nuk di, Oooooo Gomar qe edhe pellitjen tende nuk degjon
????? ????? ????
Llogjiken jota dhe niveli i arsyetimit jane keq shume te ulta sa ansje njeri nuk merr persiper te te kundershtoje per ato qe shkruan.
Ke ngel pa argumente o ooooo Socialist!
Renisi me Ramen ëëëë…me ke e pe, me ate me xham apo me ate pa xham??
Po edhe ti sa futesh ne keto teknikalitete , jo koncensjon , jo PPP. Per gomeret e ketij portali nuk ka rendesi cfare eshte. Eshte i mjaftueshem qe keta gomere te nxjerrin cfare ju permban zorra e trashe nga goja .
Keto artikuj jane tamam si laxativ per ta.
po ti perse shkruan qe te hash zorren tone
“ta gezojne” pronen e shqipetareve te dhene per nje cope buke Renisit (atij te shperndarjes se kartave vodafone) dhe ketij Ziut qe bredh neper gara dhe nderkohe gjen kohe per terminalin e autobuzeve te Bashkise Tirane (me koncesion) , Kepin e rodonit (me koncesion) etj
Paraslin…. po ju rras Rama! Votojeni prape!
sa xheloz jeni, me te cuditshem o zot. Vrer vrer kni per RIlindjene po Rilind tashme dhe fshatin Shen Pjeter Kepn e Rodonit, Dracin dhe gjithe zonen aty. Ne fakt pasi fshataret e atyre zonave kane ikur me ohe e me vakt 🙂 Por perseri ju xheloze te medhenj jeni
Ca te keqe ka??
vendi po zhvillohet. Edhe pse nen lumin e lekeve te droges,. POr ju prape mllefin e keni te madh . Per cfare valle ?? Qe shqiptaret do marrin K..rin ?! kjo ska rendesi. Renedesi ka ZHVILLIMI. Qe Shqiperine e mori Rilindja e i vu zjarrr??? Mos rri po duku shqipetar ??? 😀 . edhe pak do merrni molotovet per tek parlamenti, ose do beheni kamize si terroristet islamike. Njerez te vegjel mendjengushte
jeni shume qesharak
Talluni o militante talluni. Ai po ben me Shqiperine ca i do kokrra e k**,sikur ta kete prone te veten,kurse ju merruni me Aneten! Po pse nuk e dhe te pakten per 20 vite se shumica e koncesioneve per 20 vite jepen zakonisht?
Braktiseni ate vend nje ore e me pare qe t’ju jepet mundesia. Nuk ja vlen te jetosh mes hajduteve.
Para dy javesh qesh ne Kepin e Rodonit pikerisht te Kisha e vjeter, ku eshte dhe nje kalate ushtarake e pa mbaruar. Kishin vene gardh e nuk lejonin njeri te afohej me makine. E quanin prone private. Mbasi i lutem rojet na lejuan qe te peshkonim me grepa nja 3 ore. Nje pyetje kam une si qytetar i ketij vendi qe kam mbi 40 vjet lidhje shpirterore me kete vend (katundin Shetje) nuk kam te drejte te shkoj e te permallem me nje pjese te vendit tim? Ne kohen e komunizmit e quanin zone ushtarake e kufitare e nuk te lejohej te shkoje atje, e tani dikush e quan prone private. Biles dhe Kisha Katolike Shqiptare me nje gjyqe fakti ka mare pronesine e ketij vendi. Nje peridhe kohe as ata nuk lejonin po s’plotesove kushtet e tyre financiare te ofrohej afer kalates. Nuk di si se ti diferencoj mendesine komuniste per ” zone kufitare” me mendesine “prone private” te qeveritareve te sotem!!! O Zot ruaje Shqiperine!
Nuk e di se si te kane thene ty atje se eshte tope private, por ne kadaster ajo figuron toke shtet. Pra me letra eshta akoma prone shteterore. Kjo eshte e sigurte.
O ti i cudituri qe dukesh si i goditur. si koncensioni si PPP jane te dyja koncensione po kur ske tru mos kerko ti imponehesh te tjereve se injoranca nuk eshte argument
O ti i goditur qe dukesh si i super i goditur.
Lexo dhe meso se PPP jane ndryshe nga koncensjonet klasike.
Meqe ti merr persiper ti barazosh keto 2 lloj sipermarrjesh si te njejta , mund ti sqarosh keta komentuesit e tjere se kush do ta marri fitimin qe do krijohet nga perdorimi i portit qe nga mbarimi i tij deri ne vitin e 35 ?
Renisi me Ramen ëëëë…me ke e pe, me ate me xham apo me ate pa xham??
Se kuptoj vallaj Ku shkojne leket qe merren nga kto objekte qe shteti leshon me qera. Asnje transparence nuk u be kurre per kto.