• |
ide | kryesore

Kjo është dhurata e Kanye për ditëlindjen e Kim

Paparazzi, Slider

Kim Kardashian ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes së saj. Ajo nuk ka ngurruar të falenderojë ndjekësit për urimet e shumta, ashtu sikurse edhe të tregojë detaje nga ditëlindja e saj.Kim ka bërë me dije se e ka festuar 39-vjetorin në prani të miqve dhe familjes, si dhe ka marrë si dhuratë nga i shoqi, Kanye West, një shumë marramendëse për fondacionet e saj të bamirësisë.“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë në këtë ditëlindje! Pata ditëlindjen më të këndshme të mundshme! E kalova fundjavën me miqtë e mi të mrekullueshëm në Palm Springs dhe më pas hëngra një darkë familjare në shtëpi, të mundësuar nga ime më dhe Kanye.Restoranti im i preferuar Armenian erdhi dhe u kujdes për servirjen dhe ushqimet e mia të parapëlqyera. Mora dhurata të jashtëzakonshme nga e gjithë familja, si dhe nga Kanye. Ai më dhuroi disa çanta fantastike. Kanye dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”-ka shkruar Kim Kardashian në “Instagram”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu