• |
ide | kryesore

Për çfarë gjëje do jepje dorëheqjen? Rama nuk di ç’të thotë

Lajme, Të fundit



Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e pyeti kryeministrin Edi Rama: A iu ka shkuar ndonjëherë në mendje se po të mos jeni ju kryeministër, vendit i bëhet mirë?”

“A më ka shkuar mua në mendje që po të mos jem unë kryeministër, vendit i bëhet më mirë? Sikur të më shkojë në mendje kjo unë menjëherë largohem, por nuk më ka shkuar në mendje që të jem i sinqertë me ju” – tha Rama.

Ndërsa pyetjes së gazetarit Andi Tela se “çfarë duhet të ndodhë që ai të japë dorëheqjen” Rama mbeti pa fjalë ndërsa belbëzoi se “duhet që të kishte një problem me ligjin ose me popullin”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Rama kur fitoi zgjedhjet e para PS-ja, tek sheshi para Kryeministrise e mbylli fjalimin me fjalet “Kjo eshte dita me a bukur e jetes sime”. Tamam si ai femija qe i ra ne duar si dhurate nje loder qe i pelqen shume, a ka shans qe ai te heqe dore se luajturi me lodren me te dashur? Asnje shans. Me mire pranon te vritet se ti marresh lodren.

  2. Rama ska faj fare . Llomotit para ca burrave te trashur aty ne studio , si nga mendja si nga trupi e para nje moderatori qe nuk diti te beje nje pyetje prej burri se paku se prej gazetari nuk diti kurre . Ky qe thot ska si un e une nuk ik pa pastruar llumin . Ky qe ka sjelle vetem llum e korrupsion e maskarrallek. Ky qe promovon llumin cdo fushe e qe e shqetesojne vlerat. Ky qe ben ministre energjitike Belinda ballukun. Llumi i llumit nese do flasesh per korrupsion e vjedhje e injorance. Ky qe mban ne pune sokol ballen . Llum i korrupsionit moral e profesional . Ky qe ne 6 vjet udhehoqi me Tom Doshera, Elvis Roshera, Agacera, Me Ben ahmetin , me gjushin, llum llum llum . Llum ne krye te institucioneve. Llum ne parti. Llum ne qeveri. Llumin e medias e mban me lek e pune. Llum e beri kete vend me canabis e trafik . Llum me larje parash ne cdo kulle qe i jep llumit te biznesit. Llum e beri shtetin pa asgje gjykate funksionale. Ky plak burre, i lodhur, perserites, i varfer, pa ide , pa kulture , nje medioker i cdo fushe. Nje skizofren me kartele. Nje deshtak i rrezikshem . Ky lejohet te llape brockulla tre ore ne tv kombetar para ca burrash te tredhur qe vetem analize e pyetje nuk bejne. Ca batuta te lodhura te gjithe. Mjerim . llum.

  3. Vetem per nje gje te vockel fare mund ta jape doreheqjen si per shembull per tu bere mbret ose bicim perandori.Edhe meta shpeton se nuk i duhet te udhetoje aq gjate per te takuar nje perandor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *