• |
ide | kryesore

Kanye West i dedikon albumin e ri Krishtit

Paparazzi, Slider



Kanye West dha intervistën e tij të parë pas shumë kohësh për të promovuar albumin e ri, “Jesus Is King” dhe le të themi që reperi nuk u përmbajt. Duke nisur nga Presidenti Donald Trump, shëndeti mendor e deri te varësia, Kanye foli për një sërë temash me gjithë mendjehaptësinë që e karakterizon. West ftoi Zane Lowe në fermën e tij në Wyoming dhe biseda e tyre dy orëshe u publikua të enjten në Beats 1 të Apple Music.

“Tani që jam në shërbim të Krishtit, detyra ime është të shpërhap fjalën e tij, t’u them njerëzve ç’ka bërë Jezusi për mua. Kam shpërhapur plot gjëra,” tha ai. “Në një periudhë, ju tregoja ç’më solli moda dhe luksi. Ç’më solli alkooli. Po i bëja publike të gjitha këto gjëra, ndërsa tani po ju tregoj ç’ka bërë Jezusi për mua. Nuk jam më skllav. Jam një bir, bir i Zotit. Jam i lirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *