• |
ide | kryesore

Kriza e prodhimit të energjisë/ OSHEE 30 milionë euro humbje deri në tetor

Lajme, Të fundit



Humbjet financiare të Operatorti të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike llogariten në rreth 30 milionë euro deri në muajin tetor.

Ndërsa, llogaritjet për humbjet gjatë gjithë vitin mund ë arrijnë deri në 40 milionë euro. Goditja për financat e OSHEE ka ardhur si pasojë e krizës së prodhimit të energjisë dhe përballimit të furnizimit të konsumatorëve me energji nga importi, me çmime shumë herë më të larta se prodhimi vendas.

Ky vit ishte mjaft kritik për OSHEE-në, pasi që në pranverë niveli i ujit në hidrocentralet e Drinit ishte në kuota të ulëta dhe prodhimi ishte minimal,  ndërkohë qe vetë kompania kishte shpenzuar mbi 115 milionë për sigurimin e energjisë nga importi,  duke e tejkaluar kështu që në maj buxhetin e parashikuar për këtë vit. Ndërhyrja e parë për t’i ardhur në ndihmë OSHEE-së, u bë nga enti rregullator i energjisë që rriti afatin e shlyerjes së kontratave të importit nga operatori i shpërndarjes,  nga 90 në 180 ditë.

Kjo krizë e prodhimit të energjisë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, ndërkohë që është kërkuar rivlerësim i pozicionit financiar dhe rishikim i investimeve. Nëse në dy muajt e fundit të vitit do të shënohen reshje shiu të mjaftueshme, OSHEE-ja do ta kapërcente disi këtë krizë. Në të kundërt, ndërhyrja me mbështetje nga buxheti i shtetit do ishte pothuajse e pashmangshme. ©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. Pallatet dhe Bizneset e Socialisteve nuk paguajne as taksa dhe as detyrim. Me preteksin jane Socialista.
    AJQ politikat e juaja te mbrapshta. Shkoni bjeruni ne qafe njerzve tani meqe s’paguajane oligarket.

    Shqiperi te kam ndjere qe te kuptova cdo here. E cdo here m** e me m** je nga derrat politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *