• |
ide | kryesore

Festoi në eleminimin e Boca dhe u shkarkua? Punonjësi i sigurisë punësohet nga River!

Sport



Boca-River një histori që nuk është kurrë banale. E këtë herë pasurohet me një tjetër kapitull të pabesueshëm që vjen direkt nga Kupa Libertadores. Çudia e parë ndodhi vetëm një ditë më parë kur një agjent i sigurisë të Boca Junior u shkarkua për arsyen e thjeshtë, por kuiroze… festoi bashkë me lojtarët e River Plate në fushë në Bombonera, pasi Millonarios fituan gjysëmfinalen e kthimit 2-0. E ashtu si klubet bëjnë gjithnjë me njëri-tjetrin me përgjigje e kundërpërgjigje, ja ku mbërrin lajmi se i njëjti agjent, me emrin Gabriel Portillo, është marrë në punë nga… River Plate!

I intervistuar nga gazeta Diario Olé ai tregon: “Nuk mendoja se do të kishte pasoja të vecanta ai gjest, por ditën që pasoi ndeshjen Boca më thirri e mu tha se isha i pushuar nga puna. I thashë se nuk mund ta bënin vetëm sepse dikush bën tifo për një skuadër të caktuar, pastaj mbeta i befasuar nga thirrja që mu bë nga ana e agjensisë së River e jam i lumtur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *