• |
ide | kryesore

Ngjarja në Durrës/ U raportua për aksident, Policia dyshon për vrasje (FOTO+DETAJET)

Lajme, Të fundit



Disa detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar fillimisht si një aksident të shënuar këtë mbrëmje në Durrës,  tek vendi i quajtur “Ura e Daljanit”, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake të komunikuara nga Policia, viktima ka shenja dhune në trup, indicie që ngre dyshimin se kemi të bëjmë me një vrasje.

Po ashtu, mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është hedhur nga një automjet në lëvizje.

Policia vijon të jetë në terren për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat aksidentit. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *