• |
ide | kryesore

Vetëvendosje nis takimin me LDK, priten ndryshime për qeverinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur pak çaste më parë takimi i tretë i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi mes dy subjekteve është duke u zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së.

Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, të cilat shkruajë se qeveria e re e Kosovës do të përbëhet me jo më shumë se 12 ministri nga 21 që ka pasur deri tani. Lideri i vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti,  është shprehur se takimi i grupeve punuese mes dy partive do të ketë si fokus pune çështjet ekonomike.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raporton se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit me 25.50 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *