• |
ide | kryesore

Wanda Nara zbulon prapaskenën: “Icardi mund të shkonte tek Milan”

Sport



Mauro Icardi po futet gjithnjë e më tepër në zemrat e tifozëve të Paris Saint Germain, me golat e shënuar, por edhe performancat pozitive, edhe pse e ardhmja e tij mund të mos jetë nën hijen e Tour Eiffel. Lajmin e ka bërë të ditur Wanda Nara në Tiki Taka duke shpjeguar se “ishte mundësia për ta cuar Mauron tek Milan. Personalisht do të ishte më komode një zgjidhje si kjo, duke qendruar në Milano, por një skuadër si Psg ishte vendimi më i mirë për karrierën e tij”.

Bashkëshortja-menaxhere e sulmuesit argjentinas, ende në pronësi të Inter, ka shpjeguar se “të shkoje në Francë ishte zgjidhja më e vështirë për mua. Sapo kam mbërritur këtu nga Parisi, nesër rinisem përsëri, fëmijët e mi janë në Paris. Por kështu ishte më mirë për karrierën e Mauro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *