• |
ide | kryesore

Theu masën e sigurisë, arrestohet “kumbari” i Shkodrës

Lajme, Të fundit



Arrestohet në Lushnjë biznesmeni 45-vjeçar Bardhok Planaj, i njohur edhe si ‘kumbari’ i Shkodrës. Ai ishte lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie nga gjykata, të cilën e theu. Pas informacioneve policia shkoi në banesë për kontroll ku nuk e gjeti dhe në bashkëpunim me drejtorinë e Lushnjes e arrestuan.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet Bardhok Planaj.

Planaj u arrestua për veprën penale “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Planaj person me precedent të theksuar kriminal.

Planaj është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme, nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte udhëtuar në drejtim të Lushnjës..

Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milion euro. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.



2 Comments

  1. doktarat ne arrest me burg, te gjithe. keta arrest shpije se jane keq me zemer. ku ka vetting qe bjen ne terezi kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *