• |
ide | kryesore

Qesharake/ Qeveria jep me qera Syrin e Kaltër për 600 euro në muaj (dokumenti)

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe drejtuesi i Komitetit të Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare, deklaruan se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delvinë po degradohej.

Madje, ata deklaruan se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit. Dy shtetarët vendosën njëzëri se kjo pikë duhej të mbyllej dhe të menaxhohej më mirë. Por, vetëm disa ditë pas këtyre deklaratave, vjen lëvizja e radhës e qeverisë, e cila ka menduar që edhe këtë pikë turistike ta japë me qira.

Gazeta SHQIP ka publikuar disa dokumente, ku ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”. Duket se daljet publike të Klosit dhe Tares kanë qenë të programuara, pasi shumë shpejt ministria e Financave ka përfunduar në kohë rekord procedurat për dhënien me qira të këtyre ambienteve.

Sipas dokumenteve, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Pra, nga dokumentet del shumë qartë se qeveria po i jep privatit një nga pasuritë më të vlefshme të saj, e cila me një organizim të mirë nga strukturat shtetërore mund të kthehej në atraksion të fort turistik, për pushtetin lokal. Në dokumente përmenden shumë ligje, por ajo që bie në sy është një urdhër me Nr. 360 i datës 9 tetor 2019.

Pra, vetëm 1 javë pasi Klosi dhe Tare dolën publikisht për të mbyllur Syrin e Kaltër.

Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”. Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohet në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj.

Pra, vetëm 600 euro në muaj!

Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”

Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake. /Shqip



8 Comments

  1. keta jane te pangopur.

    o popull idiot qe i mban kurriz. po ca prisni? t’ju marrin edhe grate?

    boooooo, tmerrrr

  2. po mire more bushat kurva.. pse nuk ofron me shume se 600 euro ne muaj ti dhe merre ti me Shkurdhakun qe te shkerdheheni ne ato kabinat prej druri.

    O komentues. Mos filloni te qurraviteni kot . Ne pranojme me fjale qe jemi ne kapitalizem por kur verprojme si ne kapitalizem fillojme dhe rrudhim buzet.
    Jam shume dakort me dhenien me qera te objektit , por duhet qe ankandi ( kush jep qerane me te larte ) te jete transparent.
    Kjo eshte e gjitha.

    1. Pse duhet te jepet per nje kore buke kur mund ta menaxhoje shteti dhe te nxjerri fitime prej saj. Per me teper kujton ti se te tjeret nuk ofrojne me shume. Une isha dhe pagova 200 leke per makinen dhe 100 leke personi ne hyrje. Ky si shume objekte te tjera jane te paracaktuara dhe nga fitimet ato qe i paracaktojne marrin mbi 60-70%. Fituesi i vertete eshte vetem i punesuari i dhenesve te ambienteve ne emer te shtetit.

    2. Sipas arsyetimit tend gjithcka mund te ipet me qera dhe e paska nje cmim.
      Lind pyetja, per sa EUR ne muaj e jep bythen me qera ti?
      Po pasuri publike a do kete ketu apo gjithcka do behet private??
      Prisni ndonjedite te na japin me PPP dhe Ajrin.

  3. Ky artikull eshte tmerr, demagogji e paster! E nisni dhe paraqisni artikullin sikur do jepet syri kalter me qera nderkohe del qe jan shtepizat pre druri qe do jepen me qera. Hajde artikull hajde. Po mmire po per ato restorantet qe pjekin mish ngjitur me syrin e kalten e qe kan 20 e kusur vite keni ndonje gje per te shkruajtur apo vk

  4. artikull shkerdhate !
    Lexoni dokumentin e ministrise se financave .

    OBJEKTI : @@ Dhenie me qira te pasurise shteterore …… me mertimin KABINA DRURI ( 5 cope ) ….. @
    Mjafton te lexosh komentuesin e pare dhe do kuptosh qe ky artikull eshte bere kastile per njerez qe lexojne vetem titullin e artikujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *