• |
ide | kryesore

Manipulimi me TEC-et/ Shqipëria i paguan 90 mijë euro në ditë por s’kanë punuar akoma asnjë ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit
TEC



Në shtator të vitit 2022 në Vlorë erdhën dy TEC-e lundruese amerikane. Qeveria nënshkroi kontratë dy-vjecare për t’i marrë me qira.

Qëllimi ishte të adresohej kriza e parashikuar energjitike. Edi Rama e quante krizën e energjisë goditjen e radhës pas pandemisë dhe tërmetit.

Belinda Balluku shkoi deri aty sa i tha Yuri Kim-it se kishin konkuruar për aneijet e ia kishin marrë Gjermanisë.

Yuri Kim shkoi edhe më tej. Ajo tha se gjithë shtetet janë të dëshpëruara për këto termocentrale lundruese.

Shqipëria vetëm për qiranë e tyre paguan kompaninë amerikane 90 mijë euro në ditë.

Termocentalet lëvizëse duhet të nisnin punë në fund të 2022. Por ka kaluar thuajse një vit dhe anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk prodhojnë energji.

Lapsi.al verifikoi se termocentralet lëvizëse nuk janë në punë.

Por pse nuk punojnë TEC-et?

Një vëzhgim i yni në njoftimet e Entit Rregullator të Energjisë zbuloi se kompania amerikane ende nuk është licensuar për të tregtuar energji.

Enti Rregullator i Energjisë nuk iu përgjigj kërkesës së Lapsi.al për koment.

Vërtetë dimri nuk ishte i tmerrshëm dhe Shqipëria nuk u zhyt në krizë. Vërtetë qeraja marramendëse që Shqipëria paguan po ikën dëm. Por mosmarrja e licensës ende tregon se minimalisht zhurma e sjelljes së aneijeve në Shqipëri ishte propagandë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka quajtur marrëveshjen për TEC-et një aferë mes Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *