• |
ide | kryesore

Makina përplas motorin në Lezhë, humb jetën një 55-vjeçar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë, në ‘kryqëzimin e Shënkollit’.

Një makinë luksoze e drejtuar nga 32-vjeçari Xh.N.  është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima quhet Tom Deda, 55 vjeç.

Pas përplasjes së fortë me motorin, makina  ka përfunduar në kanalin anash rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *