• |
ide | kryesore

Moviola/ Cesari kryqëzon arbitrin e Napoli-Atalanta: “Gabim i tmerrshëm”

Sport



“Gabim i tmerrshëm”. Episodi që vendosi ndeshjen në San Paolo mes Napoli e Atalanta, që ka bërë të tërbohet De Laurentiis e i kushtoi kartonin e kuq Carlo Ancelotti (“Ndihem i sulmuar” kanë qenë fjalët e teknikut) është analizuar me kujdes nga ish arbitri Graziano Cesari, që nuk ka patur asnjë dyshim: “Gabim i tmerrshëm nga ana e Giacomelli e Banti që ishte në Var. Llorente e Kjaer kapen me njëri tjetrin dhe rrëzohen brenda zonës, por mbrojtësi zikaltër braktis topin, idea e tij ishte vetëm të pengonte kundërshtarin. Lejohet nga rregullorja? Absolutisht jo – shpjegon Cesari para se të kujtonte – se në rinisje të aksionit, pas 25 sekondash erdhi barazimi i Atalantës. Ndeshja u ndërpre për 5 minuta e arbitri nuk shkoi kurrë të shihte monitorin”, përfundon Cesari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *