• |
ide | kryesore

VIDEO/ Grushte dhe thika! Sherr mes adoleshentëve pranë gjimnazit “Ismail Qemali”

Lajme, Të fundit

Një dukuri shqetësuese që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më të madhe. Bëhet fjalë për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve në ambientet shkollore.

Siç shihet dhe në videon bashkëngjitur më poshtë, disa adoleshentë të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë përleshen me njëri-tjetrin, madje njëri prej tyre ka goditur me thikë në shpinë një nga bashkënxënësit e shkollës.

Materiali filmik është regjistruar nga një qytetare, e cila në mesazhin e dërguar tek “JOQ”, e përgjithëson ngjarjen duke ngritur shqetësimin për raste të ngjashme, që sipas saj tregojnë “çfarë brezi po rrisim dhe po edukojmë”.

Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.
Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”

 

Plas keq sherri mes adoleshentëve në Tiranë, grushte, shkelma dhe goditje me thika ndaj njëri-tjetrit on Vidnews.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu