• |
ide | kryesore

MotoGP/ “I dedikoj fitoren Munandar”: Vinales nuk harron tragjedinë e Sepang, Marquez vendos një rekord

Sport, Video



“Ishte një garë e pabesueshme, e dija që kisha potancialin e duhur në motor dhe pata shpejtësinë e duhur. Edhe në Australi kisha ndjesi të mirë, por të merrja kryesimin që në fillim këtu më lejoi të vendosja ritmin dhe të fitoja”: kështu Maverick Vinales pas suksesit në Sepang në MotoGp ka komentuar suksesin, që ka dashur tia dedikojë pilotit të ri indonezian Afridza Munandar, që humbi jetën një ditë më parë në cirkuitin malejzian gjatë garës së Asia Talent Cup: “Dua tia dedikoj këtë fitore atij”.

Marc Marquez ka mbetur gjithashtu i kënaqur, pavarësisht vendit të dytë: “Një garë e pabesueshme duke nisur nga xhiro e parë. Edhe Dovizioso ka bërë një garë të jashtëzakonshme. Në tre xhirot e para i konsumova shumë gomat, por Vinales ishte më i shpejtë dhe mundësia e vetme ishte ti qendroje afër. E provova, por jam shumë i lumtur për fitoren e vëllait tim (Alex, kampion bote në Moto 2): e meriton, ka punuar shumë e nuk është e lehtë të jesh vëllai i…. por ai është Alex Marquez e ka fituar dy Botërorë”, përfundoi kampioni i botës. “Ka megjithatë një tjetër fytyrë që nuk mund ta harrojmë, humbja e Afridza Munandar. E njihja dhe bota e garave është kështu. I dërgoj një përqafim të gjithë familjes së tij” përfundoi Marquez që ka vendosur një rekord tjetër, duke arritur më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon, plot 395 pikë, pas vendit të dytë të arritur në ditën e sotme. Ai kalon Lorenzo, që në vitin 2010 kishte arritur 383 pikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *