• |
ide | kryesore

Video/ Një tjetër gafë, Marquez përplas Bastianini: “Momenti më i vështirë në karrierë”

-Instant, Sport, Video
marquez



Marc Marquez ndoshta po përjeton një nga momentet më të komplikuara të karrierës së tij në MotoGP. Piloti duhet të bëjë llogaritë me një motor që nuk bind dhe me rezultate që mungojnë. Një rikthim nga dëmtimi aspak siç e priste Kanibali, me rrëzime të vazhdueshme që e çuan drejt refuzimit të garimit në Sachsenring. E në Assen, pas një fillimi konservativ të fundjavës, një tjetër gabim i bujshëm mbërriti në Q1. Një gafë në përplasjen me Bastianini që nënvizon edhe më shumë se 2023 nuk është viti i MM93.

Në fakt, pak më shumë se një minutë nga përfundimi i seancës, tetë herë kampioni i botës ishte protagonist i një aksidenti tjetër. Përplasja erdhi në një mënyrë të çuditshme teksa goditi Bastianini në një moment shpërqendrimi. Duke u kthyer për të parë se kush po vinte pas, Marquez nuk vuri re që Bastianini po bënte të njëjtën gjë jashtë trajektores. Me frenimin e numrit 23, Honda përfundoi drejt e mbi të. Rezultati? Një tjetër kualifikim për t’u harruar dhe vendi i 17-të në statin fillestar në Sprint dhe garë për Marquez.

Lexo më tej: Video/ E përplasi rëndë në pistë dhe pastaj nuk u interesua fare: skuadra e Zarco e tërbuar me Marquez

MARQUEZ: “MOMENTI MË I VËSHTIRË NË KARRIERË”

Ndjesa e Marc Marquez për Bastianini nuk vonoi, por spanjolli pranoi se u dorëzua në një moment të komplikuar: “Nuk është e lehtë të garosh në gjendjen time – komentoi ai -. Kam një gisht, brinjë dhe ligament në këmbë të thyer, nuk mund të shtyj. I kërkova falje Enas por asgjë nuk më shkon mirë. Edhe unë jam njeri, por ky është momenti më i vështirë i karrierës sime. Moralisht kanë qenë tre vite të vështira. Tani më duhet të mbahem dhe të punoj fort sepse një ditë gjithçka do të ndryshojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *