• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Bayern Mynih shkarkon trajnerin Kovac: ja kush e merr skuadrën

F1, Sport



Niko Kovac nuk është më trajneri i Bayern Mynih. Tashmë është zyrtare, ndërsa klubi bavarez ka bërë të ditur se ndërprerja e mardhënieve mes palëve ka qenë konsensuale. Ka peshuar në shkarkimin e teknikut kroat, humbja 5-1 në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurt.

Skuadra do të udhëhiqet nga zëvendësi i Kovac, Hans Flick për sfidën e Champions kundër Olympiacos e të shtunën e ardhshme kundër Dortmund, deri kur të zgjidhet edhe trajneri i ri i kampionëve të Gjermanisë.

Sipas Corriere dello Sport, bavarezët kanë shpejtuar të kontaktojnë me Massimiliano Allegri, që në rast të shkarkimit të Kovac do të marrë drejtimin e gjigantëve gjermanë. Në anën tjetër nuk përjashtohet pista Mourinho. Portugezi nuk ka drejtuar kurrë në Bundesligë dhe fakti që është pikasur nga Times në shoqërinë e Head of Football të Arsenal, Raul Sanllehi, do të thotë se Special One është në kërkim të një skuadre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *