• |
ide | kryesore

Taylor Swift, këngëtarja më e mirë e dekadës

Paparazzi, Slider

Për herë të parë që pas vitit 2000, kur Garth Brooks u vlerësua për arritjet e tij në muzikë përgjatë viteve ’90, do të jepet çmimi “Artisti më i mirë i dekadës”. American Music Awards – një nga tre ceremonitë më të mëdha në industrinë e muzikës, pas Grammy dhe Billboard Music Awards – bëri me dije se fituesja e çmimit prestigjioz është Taylor Swift.

Taylor Swift ka fituar 23 çmime AMA, më shumë se kushdo tjetër gjatë kësaj dekade. Po kështu, është këngëtarja femër që ka rrëmbyer më shumë trofe në American Music Awards.

“Ndikimi i Taylor në muzikë është i pamohueshëm dhe performancat e saj kanë qenë me të vërtetë spektakolare,” u shpreh Mark Bracco, drejtori ekzekutiv i Dick Clark Production, që themeloi në 1973-shin American Music Awards.

1 Comment

  1. [[[[[[ , Ne ofrojmë kredi në para nga 5000 deri në 50000 €, kredi për projekte 50000 deri në 300,000 € me një normë vjetore prej 2% për çdo person ose kompani që ka nevojë për një kredi. para për të përmbushur disa nga nevojat e tyre.
    EMAIL US (joseluis[email protected]) ([email protected])

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu