• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid bën “Gallatë”, PSG, Bayern, Juventus e City kualifikohen

F1, Sport, Video



Asnjë surprizë, ose më saktë vetëm një: Atletico Madrid rrëzohet në Leverkusen dhe heq dorë nga shoqëria e kreut të grupit D me Juventus. Nuk merr dot vendin e parë, pronë e PSG, por Real Madrid i shënon 6 Galatasaray, duke u bashkuar me Juventus, Bayern Mynih e Manchester City në skuadrat e kualifikuara, edhe pse anglezët morën rezultatin e parë që nuk ishte fitore në grupin C.

Mjafton Icardi. Gjithnjë argjentinasi në gol dhe i rëndësishëm për Paris Saint Germain, që mban në distancë Real Madrid, duke mundur 1-0 belgët e Brugges. Fitorja e katër në po kaq ndeshje për francezët, që janë me pikë të plota dhe për më tepër nuk kanë pësuar asnjë gol në fazën e grupeve. Pa Neymar të dëmtuar, Tuchel nuk duket se ka probleme, pavarësisht një rotacioni të konsiderueshëm në skuadër.

Rodrygo ishte protagonisti absolut në Santiago Bernabeu, në fitoren tenistike 6-0 përballë Galatasaray. Merengues kishin nevojë për një fitore për të kthyer optimizmin në skuadër, por e ekzagjerojnë duke përfunduar të bëjnë copë formacionin turk. Tre gola e një asist për Rodrygo, me Blanco që mbyllën diskutimin në 14 minutat e para kur shënuan 3 herë. Ramos me penallti e më pas dy herë Benzema, përpara se Rodrygo të mbyllte llogaritë në minutën shtesë. Me 7 pikë Zidani i mjafton vetëm një barazim në dy ndeshjet e fundit përt tu kualifikuar.

Pa trajnerin Kovac për herë të parë, Bayern Mynih nuk gabon dhe shënon dy gola kualifikues përballë Olympiacos. Bavarezët janë gjithashtu me pikë të plota, 12, pas katër javëve të para, duke mbajtur larg Tottenham, që mori fitoren e sigurisë përballë Crvena Zvezda. Tanku i parkuar para stadiumit nuk i ka ndihmuar shumë serbët, që pasi pësuan 5 në Londër, morën 4 edhe në shtëpi. Spursme 7 pikë, 4 para Zvezdas, hedhin kështu një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, që mund të vijë që në raundin e pestë nëse serbët nuk fitojnë.

Manchester City ndalon hapin në Bergamo përballë një Atalanta, që në Champions i jep vetes kënaqësinë të marrë pikën e parë historike, kundër skuadrës së Guardiolës. Spanjolli e komplikon ndeshjen me zëvendësimin e portierëve në fillimin e pjesës së dytë. Në fakt, avantazhi i Sterling bashkë me penalltinë e Gabriel Jesus (nëse do ishte shënuar) do të kishin qenë një pengesë e parikuperueshme për italianët. Por braziliani gaboi, e Pasalic barazoi. Pasaj Bravo u dëmtua dhe Citizens përfunduan me Ëalker në portë e megjithatë për 13 minuta mbrojtësi nuk pësoi gol.

Në ndeshjen për vendin e dytë, Dinamo Zagreb coi dëm faktin që luante në shtëpi dhe avantazhin e vazhdueshëm përballë Shakhtar. Ukrainasit tani kanë 5 pikë, aq sa kroatët, duke e lënë të hapur diskutimin deri në ndeshjen e fundit të grupit. Ndeshje rokamboleske e me skuadrat që e mbyllën me 10 lojtarë, për një 3-3 final.

Për Grupin D, Atletico Madrid dorëzohet në sprintin krah për krah Juventus dhe e dorëzon vendin e parë tek kampionët e Italisë. Skuadra e Simeones ka dalë e mundur nga transferta kundër Bayer Leverkusen, që ishte e fundit e grupit, ende pa asnjë pikë deri në momentin kur u imponua 2-1 ndaj Colchoneros. Gjermanët i dhanë shpresë vetes në dy ndeshjet e ardhshme me autogolin e Thomas dhe golin e Volland. Mbrëmje e vështirë për Atletico që shënoi me Morata vetëm në të 90 kur aspirinat kishin mbetur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Amirit.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Paris Saint-Germain 1 – 0 Club Brugge
Real Madrid 6 – 0 Galatasaray
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
FC Bayern München 2 – 0 Olympiacos
FK Crvena Zvezda 0 – 4 Tottenham Hotspur
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
Atalanta 1 – 1 Manchester City
Dinamo Zagreb 3 – 2 Shakhtar Donetsk
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Lokomotiv Moscow 1 – 2 Juventus
Bayer Leverkusen 2 – 1 Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *