• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në një banesë në Dibër, një vit më parë pronarit iu vra djali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm rrethues të banesës.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur dhe policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale. Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi.

32-vjeçari Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijë u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *