• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Tritol shtëpisë së 35-vjeçarit që vrau fqinjin në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Një shpërthim tritoli tronditi lagjen 4 të qytetit bregdetar të Durrësit mbrëmjen e kësaj të hëne. Policia njoftoi se lënda plasëse ishte vendosur banesës së Ilir Koçiljas, 35-vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin. Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *