• |
ide | kryesore

Gol, nuk bëhet fjalë: barazim me Luftëtarin, shkon në 4 ndeshje pa fitore Teuta

Sport



Nuk ka fitues në Gjirokastër, një rezultat që nuk është se e cmend nga gëzimi Luftëtarin, por e bën Marantas të besojë se deri në janar mund të rrëmbejë akoma pikë të cmuara. Pak centimetra e ndanë Nikac nga goli i rregullt dhe Teutën nga shmangia e procesit, për një situatë tepër delicate, ku skuadra e Bledi Shkëmbit jo vetëm nuk fiton prej katër javësh, por ka probleme të theksuara ofensive. Pretendimet titull të durrsakëve janë zbehur në shënjestrën e munguar të sulmuesve dhe një mekanizmi që kërkon grasatim, ndoshta që në idetë e Shkëmbit.

Ndoshta edhe terreni nuk lejoi lojëra prestigji, me skuadrat që bënë betejë për topin e parë, për ti dhënë mundësinë rinisjeve të shpejta, por goditjet nga distanca nuk ishin productive, edhe pse Teuta i kërkoi shumë. Shkëmbi humbi edhe Çyrbjan të dëmtuar, por Nikac u mundua të japë impaktin e duhur një skuadre tani me qendra, por njësoj e ngadaltë e makinoze e aq e parashikueshme, sa Luftëtari as nuk sforcohej për ta mbajtur nën kontroll.

Në pjesën e dytë, pasiviteti i gjirokastritëve, të mbyllur në gjysëmfushën e tyre i dha lirshmërinë kundërshtarit të dilte përpara me shumë lojtarë, por pa ide. Nikac e Paiteris janë dueli më interesant, me sulmuesin që humbet të gjitha sfidat me portierin. Luftëtari pati vetëm një mundësi ideale, por atë për pak e kapitalizoi në të 63 kur Qato detyroi Frashërin të bënte ndërhyrjen më vendimtare të ndeshjes. Nga aty vetëm teuta provon të gjejë golin e fitores, që cdo minutë i largohej edhe më shumë: Khalid duhet të korigjonte shënjestrën, Kallaku është i bukur për tu parë, por për fatin e tij të keq greku Paiteris është i pathyeshëm. Një barazim që e ngjit Teutën në 18 pikë, por me një record golash për tu harruar: 8 gola në 12 javë nuk janë shifër për një skuadër që synon zonën e lartë të renditjes dhe tekniku korcar këtë e di mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *