• |
ide | kryesore

Basha reagon për Ramën në Ohër: Dështimin e zëvendësoi me propagandë

Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryeministrit shqiptar edi Rama në Ohër i cili kritikoi mospjesëmarrjen e Kosovës.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund te zëvendësohet nga propaganda anti europiane e nje autokrati te korruptuar. Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!” – shkruan Basha në Twitter. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. U bere gati per ne gjykate o lulzime se parate ruse po ta marin edhe ate pak tru qe te ka ngelur,parate ruse nga nje ane vila e blere te papuli,sqarohu lulzime,sa per ramen dhe shengenin pyet palmerin qe e shpjegoje dje.

  2. I vetmi nga të tre shefat e Ballkanit perëndimor që e tha hapur se kjo marëveshje po bëhet kundër BE që nuk pranon integrimin e vendeve të tyre, e për inat të BE do të lidhemi me Serbinë e nëpërmjet saj me Rusinë, është Edi Rama.
    Një qëndrim akoma më i mdyrë e antikombëtar, ishte deklarata se “Kosova po e përjashton veten” nga proçesi i integrimit të Jugosllavisë së re.
    Kjartazi më i kënaqur nga kjo “marëveshje” u shfaq presidenti i Serbisë Vuçiç, por edhe ai pati “zgjuarsinë” që të mos i bënte karshillëk BE.
    Zajevi i Maqedonisë, deklaroi me gojën plotë se i vetmi synim i tij, ishte pranimi në BE.
    Kurse palloshi dy metrosh shqiptar, e tha kjartë se unë për inat të vjehrës, do të shkoj e të fle me Millonanë.
    ” Meqë nuk na do BE, do të bashkohemi me Rusinë nëpërmjet Serbisë”
    Ky ishte thelbi i gjithë “fjalimit” prej bojaxhiu të Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu