• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentet: “Air Albania” nuk plotëson asnjë kriter për emrin e “Arenës Kombëtare”

Lajme, Të fundit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ia jep Arenës Kombetare emrin e një kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk plotëson asnjë kriter të FSHF-së.
Zhupa thotë se më 22 korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit hapi tenderin per te kerkuar një sponsor te ri per stadiumin kombetar.

“FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara:

1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Me 9 nëntor 2019 është shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese.

Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.
1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.
2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB. Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotësuar” – shkruan Zhupa.

Sipas saj minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese.

9 Comments

  1. SKANDAAAAL SKANDAAAL… Cohuni o komentuesit buzbardhe te ketij portali dhe komentoni me ato komentet tuaja briliante.

  2. Qe eshte marfiet i trashe i karoministrit dihet, por ne rastin konkret fytyren e piset dhe te felliqur e tregoi kryeari i federates se shkaterrimit te futbollit. Kriteret per emrin i kishte vene fedherata me shoku duka ne krrie, e po ky bure i mire e ka pranu kete pisllek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu