• |
ide | kryesore

Lojtarët e Bayern hoqën Kovac: Hoeness tregon “dy më kërkuan shkarkimin e trajnerit”

Sport



Niko Kovac nuk është më trajner i Bayern Mynih, por përpara se teknikun të fundosnin rezultatet, duke se vendimtar ka qenë raporti me dhomat e zhveshjes, që nuk e kanë duruar më prezencën e kroatit. Zbulimin e ka bërë presidenti Uli Hoeness, që për ZDF ka rrëfyer një prapaskenë me Kovac, që është shkarkuar nga Bayern vetëm një javë më parë: “Dy lojtarë më kanë kërkuar largimin e teknikut, kështu që klubi ka reaguar për pasojë”.

Klubi bavarez bëri të ditur se ndërprerja e mardhënieve me Niko Kovac ka qenë konsensuale. Ka peshuar në shkarkimin e teknikut kroat, humbja 5-1 në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurt. Skuadra po udhëhiqet ndërkohë nga zëvendësi i Kovac, Hans Flick, që në sfidën e Champions kundër Olympiacos e të shtunën e kundër Dortmund ka marrë dy fitore shumë të rëndësishme, madje pa pësuar asnjë gol me një bilanc 6-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *