• |
ide | kryesore

AAK: Do të kërkojmë shkarkimin e Albin Kurtit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti, Albin



Kreu i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar deklaruar se do të kërkohet interpelancë për tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka zbuluar se gjatë seancës do të kërkohet edhe shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, qeveria “Kurti” është qeveria më e dobët në historinë e Kosovës.

“Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe Kosova është duke stagnuar gjithçka që i jep kuptim në këtë qeverisej është stagnues, ekonomia, mirëqenia, dhe te gjitha. Janë disa pika që do t’i trajtojmë në Kuvend dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij.

Ai është vetëdorëzuar, ne momentin kur flet për zgjedhje është vetë dorëzim i tij. Janë tri mënyra: E parë dorëheqja e tij, e dyta kur votohet mocioni i mosbesimit dhe vetëshpërbërja. Ne si Aleancë e kemi kërkua shkarkimin e tij që një vit e gjashtë muaj. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, ne do ta thërrasim në interpelancë në diskutim. Ballafaqimi i parë i ynë do të jetë për tri vite qeverisje, pse janë shpenzuar 209 milionë euro në tenderë njëburimore… Ideja jonë është që ta dekonspirojmë përmes këtyre temave”, u shpreh Tahiri.



2 Comments

    1. AAK,e lamushit ka aresye se ju ka nderpre kontrabanda me radojqiq,eshte votu ligji per konfiskim pasurie,qe lamushi se din as vete da shtepia i ka…Kosove Shqiperi,deri ne dubai,300 hektar toke i ka ble.! Me ni fjale opozita aktuale ne kosove ka plaqkite krejt pasurin e vendit …e tash thuhet ka luftu …! Dhe paska drejt ta vjedh vendin …keshtu flete qarshia.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *