• |
ide | kryesore

Skenaret/ Ç’ndodh nëse Meta nuk dekreton gjykatëset kushtetuese

-Instant, Kryesore, Lajme

Parlamenti votoi sot me 105 kartonë jeshilë dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese znj. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Deputetët bënë këtë zgjedhje pasi bënë një interpretim se pretendimet e Presidentit Meta për të zbatuar nenin 179/2 të Kushtetutës që përcakton radhën se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve nuk duheshin marrë parasysh madje duke e quajtur të ligjshëm edhe vendin e Arta Vorpsit si anëtarja e tretë e Kushtetueses e paemëruar nga Kreu i Shtetit.

Në këto kushte kur Presidenca dhe Kuvendi kanë shikime diametralisht të kundërta për Kushtetutën mund të ndodhë që emërimi i dy prej zonjave që nuk janë miratuar sipas radhës që përcakton Kushtetuta, të mos pranohen të dekretohen nga Ilir Meta. Mirëpo në këtë pikë sipas Kushtetutës asnjëra prej tyre nuk mund të fillojë detyrën pa u dekretuar nga Presidenti (shiko poshtë).

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Po si veprohet në këtë rast, nëse Meta refuzon të dekretojë një shkelje të Kushtetutës?

Në këtë rast, burime nga Rilindja bëjnë me dije se dy nga tre anëtaret që mund të bllokojë presidenti (njërën nuk e bllokon dot sepse ishte fiks radha e parlamentit për ta zgjedhur) ose t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për ta zgjidhur këtë ngërç ose të shpikin një procedurë betimi para Kuvendit.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Megjithëse të dy këta precedentë do të ishin njësoj sikurse ato të betoheshin në zyrën e Ramës apo të Taulant Ballës, çdo gjë mund të ndodhë. Në një regjim ku Gjykata Administrative interpreton Kushtetutën dhe ku dekretet refuzohen të botohen në Fletoren Zyrtare, asgjë nuk është e pamundur.

Por, ashtu sikurse theksonte Fatos Lubonja në një intervistë në News 24 mënyra se si do pranojë të përdoren zonjat e Kushtetueses do të jetë dëshmia më e mirë e pavarësisë së tyre.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Kushtetuta, nje cope leter e shkruar eshte, asgje me shume. Interpretuesit e medhenj te Kushtetutes si Manka, Ballka dhe Spiropalka jane te rendesishem, por jo nje cope leter. Mund te dale ndonje budalla e te thote qe kjo Kushtetute ne kete forme eshte votuar, prandaj nuk duhek te zgjidheshin keshtu gjyqtaret. Nuk ka aspak te drejte sepse ne ate kohe kur eshte votuar Reforma ne Drejtesi, e madhja dhe e paaritshmka reforme, Spiropalka nuk ishte deputete dhe nese nuk gabphemi, sapo ishte larguar nga DPD per arsyr qe nuk dihen, megjithese gojet e liga flasin per nka pese milion euro… Pra kjo goce qe ne klase te peste meritonte Oxfordin, nuk ka dhene mendimin r as voten e saj per Kushtetuten, keshtu qe i lond e drejta ta ndeyshoje.

  2. po nuk mund te bllokoje nje pidhrobsh ne konflikt interesi, nje president i delegjitimuar ecurine e nje shteti. amerika dhe be po mbajne shenime dhe nese like hajnia vazhdon me koken e vet do jete presidenti i pare ne histroine e pluralizmit qe do arrestohet ne zyre, dhe me mire nga te gjithe kete gje e din ilir meta. un mendoj se eshte kar ai qe mendon se kasta e re e drejtesise drejtohet nga rilindja… perkundrazi, rama do jete vete viktime e kesaj drejtesise, nder te paret madje qe do shkoje pas hekurave, sikunder doktori dhe shume qelbesira te tjere.

    1. Ore ti kar-robsh. Presidenti eshte I zgjedhur ne menyre legjitime dhe ka te gjithe te drejten te kerkoje zbatimin rigoroz te rregullores. Perse parlamenti nuk e zbaton. Ky parlament trecereksh e I felliqur. Nese dian te deligjitimojne presidentin le ta bejne ne menyre kushtetuese. Keshtu qe ti pler muti boll bere gam gam kelysh rilindjeje.

  3. Jeni që jeni dilni dhe njeher me hunj e molotov se rama kështu nuk bie.. Tani presidenti yn i ka ber disa lëvizje që kushtetuta s’ia lejon.. Kur I intereson I kërkon pikën dhe presje kur jo bën interpretim.. Tani vendi s’do rri peng se s’do presidenti e të presim sa ti mbaroj mandati që të ngrihen institucionet.. Opozita në vend që të ishte në kuvend e ti diskutonte boshllëqet ligjore bën gam gam në portale.. Tani po mer reston e lëvizjeve të saj.. I ka ngel vetëm të ankohet për regjim

  4. Asgje nuk do ndodhe asgje,thjesht do vonohet dhe pak,pastaj meta salihu dhe lulzimja do ushqehen me mutin e shpellareve te astirit qe i perdoret per llogarite tuaja te ndyra

  5. Andej nga ’97ta (ose si pjese e operacionit pelikan, ose njicik me vone gjate luftes ne Kosove) ne kishim ca pirgje me mineral ne portin e Durresit. Kishin ngel aty prej vitesh. Kur erdhen amerikont dhe deshen me rregullu rrugen, me ta morr mineralin, mbushen gropat dhe niveluen rrugen pa e rrujt per “autoritetet e portit” dhe kto politikanet legena.
    E njojta histori po perseritet. Amerikont kane per ta bo ate qe dun, me apo pa Like floririn e Lyl hollandezin. Shalegjati e ka kuptu dhe ka kohe qe e po kendo ate kongen “yes sir”

  6. KY TE PERRSHURR NENIN 99 DHE 130/20 NUK E SHIKONI KY NJERI SHPEJT SHPEJT DO TE NE SHQIPTARET BARE DO HAME E SKEMI NEVOJ PER NDIHM POR NUK E THOT SOT SE KA MASHAT AMBASADOR DHE SKA PSE DJEK DOREN SOT POR NESER DO E SHOHIM.

  7. Një Gjykatë Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë të njëanëshme vetëm nga Partia e rilindjes së oligarkëve, me ndihmën e “votave” të një opozite të sajuar nga Tao Palla, do ta zhdukë përfundimisht ballancën e pushteteve në Shqipëri. E vetmja shpresë për të çuar Shqipërinë drejtë një sistemi demokratik me shtet ligjor, ishte një Gjykatë kushtetuese, në mos e pamvarur, sëpaku e ekuilibruar ndërmjet forcave politike e institucionit të presidencës.
    I vetmi institucion i drejtësisë që mund ti bëhej pengesë Edi Ramës për tu kthyer në monark absolut, do të ishte një Gjykatë Kushtetuese e pamvarur nga politika e që i del në mbrojtje vetëm Kushtetutës.
    Me këtë “operacionin” e fundit ku nja 20 deputetë “opozitarë” bashkojnë votat me PRO, si e vetmja shpresë për ta për të vazhduar të marin rrogën e deputetit, kriza politike në Shqipëri thellohet shumë më tepër duke kaluar në një rreth vicioz me rrezikun e një shpërthimi me pasoja akoma më të rënda.
    E keqja më e madhe është se dippllomacia si ajo europiane, ashtu edhe amerikane, nxituan ta miratojnë këtë “zgjidhje” made in Albania, si pjesë e eksperimentit të pa precedencë të reformës në drejtësi, që çoi në shkatërimin e plotë të institucioneve të larta të drejtësisë, për të vënë në krye të tyre juristë të rij që nuk kanë as dipllomën e magjistrurës.

    1. Nese deri tani u angazhova per mir dhe mendim te mire ne analiza komente.duke pare mosvemendje dhe mosperfillje .me njeriun bera nje ndarje nuk kam obligim te flas mu nuk degjojn .kurse me zotin tim mam nje lutje o zot me meshiro fal dhe merr 1 or e me pare ne meshiren dhe rahmeti n tend se pa te drejt a te cilat vihen ne politika lle ligje dhe a ngazhim te drejt ne to nuk me vjen asnje zgjillje ky eshte zeri i te dobtit qe nuk u degjua kurr repekt per te gjith mbasi un bera zgjilljen time

  8. Keto te dyja skane punuar as nje dite pune si gjykatese, as si avokate te shquara kane qene keshilltare teThimio Kondit e Fehmi Abdiut . apo keshilltare te tere gjykatesve qe vetingu i nxorri ose hajdute ose te paafte 😀

    Keto vetem mesim kane dhene ne Shqiperi, tek universitetet tona qe jane medet. nuk shohim dot nese kane dhene nje ore leksion diku jashte, kane punuar rrogetare neper zyrat e gjykates kushtetuese . kane bere noi trajnim jashte ose kane shkuar per studime . Pa dashur ti hyjme analizave profesionale , cfare kane bere keto e te jene te shquara per keto pozicione???
    Keto jane nivel medioker per ate pozicion ku do shkojne. sepse partia i ka emeruar tashme

    Te dyja keto vete skaluan as testin e magjistratures!!!

    E as Fiona- se mos i ngel hateri 😀

    Tall trapin Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu