• |
ide | kryesore

Video/Pamjet e tmerrshme të përleshjes së banorëve të unazës me policinë

-Instant, Arkiva, Të fundit



Përplasje të forta ka patur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit mes banorëve të zonës dhe policisë e cila ndodhet atje për të mbështetur aksionin e IKMT për prishjen e banesave. Situata është e tensionuar dhe është përdorur edhe gazi lotsjellës kundër qytetarëve. IKMT kishte njoftuar se sot do të niste prishja e disa prej banesave në zonën e ‘Astirit’ në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Re por kjo ka sjellë reagimin e banorëve të cilët e kanë kundërshtuar fort këtë vendim. Nga përplasja ka patur të lënduar si nga banorët të cilët shihen të shtrirë dhe duke vrapuar por edhe nga radhët e forcave të policisë. Rreth 10 banorë janë shoqëruar në komisariatin e policisë për kundërshtim të forcave të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *