• |
ide | kryesore

Meghan dhe Harry do ti bashkohen familjes mbretërore për Krishtlindje

Paparazzi, Slider



Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të thyejnë traditën disavjeçarë të familjes mbretërore, duke mos u bërë pjesë e festimeve të Krishtlindjes në Sandringham.

Lajmi është publikuar në mediat britanike, ndërsa çifti thuhet se ka vendosur të festojë në mënyrë më private.

Kjo është Krishtlindja e parë e djalit të tyre 6-muajsh, Archie, ndaj Meghan dhe Harry mendohet se mund të qëndrojnë në shtëpi në Windsor ose mund të udhëtojnë për të festuar me nënën e 38-vjeçares, Doria Ragland.

Biografi i familjes mbretërore, Ingrid Seward u shpreh se: “Është e trishtueshme që Princi dhe Meghan nuk duan t’i bashkohen familjes. Mbretëresha mund të jetë pak e lënduar por ajo është shumë e hijshme për ta lënë të kuptohet këtë.”

Harry gjithmonë i ka kaluar Krishtlindjet në shtëpinë e Mbretëreshës në Norfolk, përveçse në vitin 2012 kur ishte në Afganistan. Ndërkohë, pas fejesës në vitin 2017, që kur Meghan u bë anëtare e Familjes Mbretërore, edhe ajo është bashkuar me Harry për festimet në Sandringham Estate.

Një burim pranë familjes mbretërore i tha gazetës “The Sun” se çifti po diskuton madje për një pushim prej gjashtë javësh nga angazhimet mbretërore, pas ceremonisë në “Royal Albert Hall” që u mbajt të dielën, por pa shpjeguar arsyet e këtyre vendimeve.

Thashethemet thonë se ndoshta kjo situatë është krijuar pas mosmarrëveshjeve mes kunatave, Meghan Markle dhe Kate Midleton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *