• |
ide | kryesore

Shtriu përtokë teknikun e Freiburg, Disiplina e bën shembull Abraham

Sport, Video



Shtatë javë skualifikim, 25 mijë euro gjobë për ti paguar Federatës gjermane e 35 mijë të tjera për ti derdhur në arkat e Eintracht Frankfurt, që pastaj do ti kalojë për bamirësi. Kjo është stuhia e organeve disiplinore në Bundesliga, që është përplasur mbi kapitenin e Frankfurt David Abraham. Të dielën e kaluar, gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Freiburg, mbrojtësi argjentinas hodhi përtokë teknikun kundërshtar Christian Streich me një goditje me sup, duke provokuar një rrahje të përgjithshme.

Arbitri që e kishte përjashtuar nga loja, duke i treguar më pas kartonin e kuq edhe lojtarit të Freiburg, Vincenzo Grifo, mes protagonistëve më të ndezur të një rrahje masive. Për italianin vetëm tre javë pezullim. Ndërkohë, Eintracht ka deklaruar menjëherë se do të apelojë “për ti dhënë mundësinë David Abraham” të shpjegojë versionin e tij të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=kJDdNZLbzII



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *