• |
ide | kryesore

Video/ Gol e spektakël mes Eintracht e Dortmund: Borussia rikuperon dy herë, por mbetet pas Bayern

-Instant, Sport, Video
Dortmund



Ndodh gjithçka mes Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt të dielën, për javën e 9 të në Bundesligës. BVB nuk arriti të qendrojë në një hap me Bayern i bllokuar në 3-3 nga rivalët e tyre. Verdhezinjtë rikuperuan si pas 2-0 ashtu edhe pas 3-2, por nuk mjaftoi. Sabitzer, Moukoko dhe Brandt anuluan epërsinë e dyfishtë të Marmoush dhe golin e Chaïbi. Dortmund mbetet i pamposhtur në kampionat dhe ngjitet në 21 pikë, duke arritur Stuttgart në vendin e tretë.

Borussia Dortmund dështon në këtë mënyrë të arrijë Bayern Munich në krye të renditjes. Përfundon 3-3 ndaj Eintracht Frankfurt, në një ndeshje plot kthesa. Një pikë e artë për BVB, që rikthehet dy herë të rikuperojë rezultatin. Fillimi ishte intensiv në Deutsche Bank Park, me Kobel që shmangu golin e Hugo Larsson. Një penallti zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7′. Wolf preku topin me krah dhe Marmoush nuk gaboi për t’i dhënë epërsinë vendasve. Eintracht shtyu përpara dhe Kobel u përplas me Schlotterbeck për të evituar golin e Chaïbi. Veprim jashtëzakonisht vendimtar, duke qenë se në minutën e 26′ portieri i Dortmund ngriti flamurin e bardhë, duke i lënë vendin Alexander Meyer. Sidoqoftë, jo para se të pësonte golin e 2-0, sërish nga egjiptiani Marmoush. Goli i tetë i sezonit për ish-lojtarin e Wolfsburg. Revanshi i Dortmund nisi para pushimit, me Sabitzer që ngushtoi diferencën.

Lexo më tej: Video/ Bayern nuk njeh mëshirë, 8-0 ndaj Darmstadt: Gjasula me të kuqe, miqtë e mbyllën me 9 lojtarë

LËVIZJET E TERZIC

Terzic hodhi në fushë Moukoko dhe Adeyemi në fillimin e pjesës së dytë dhe, pasi rrezikoi rastin e dyfishtë të Knauff dhe Marmoush në minutën e 48′, shpërblehet. Moukoko befasoi Trapp me një goditje tokazi nga brenda zonës, që bëri 2-2 në të 54′. Borussia u ndje e kënaqur, Eintracht jo dhe gjeti avantazhin e ri në minutën e 68′. Në gabimin e Brandt, në kundërsulm, Skhiri shërbeu për Chaïbi, që mposhti Meyer për 3-2. Megjithatë, Brandt i sistemoi gjërat në minutën e 82′, kur shënoi 3-3 me asist të Adeyemi. Nuk kishte emocione të tjera dhe në Frankfurt u mbyll me barazim. Dortmund mbetet kështu i treti me 21 pikë, duke kapur Stuttgart, ndërsa Eintracht ngjitet në 14 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *