• |
ide | kryesore

Bayern, nisin kontaktet me teknikun e Brighton: De Zerbi pëlqehet, por jo më shumë se Xabi Alonso

Sport
Zerbi



Bayern Munich, në kërkim të zëvendësuesit të Thomas Tuchel për sezonin e ardhshëm, ka hedhur hapat e parë zyrtarë drejt italianit Roberto De Zerbi. Sipas Sport Bild, bavarezët kanë përfituar nga pushimi ndërkombëtar për të testuar ujërat me trajnerin italian, të lidhur me Brighton me kontratë deri në vitin 2026. De Zerbi ka një klauzolë lirimi prej 14 milionë eurosh. De Zerbi vlerësohet shumë nga drejtori i ri sportiv bavarez Max Eberl. Favoriti për stolin mbetet Xabi Alonso.

Puna e bërë nga De Zerbi dhe ideja e tij për futboll sulmues dhe proaktiv kanë joshur edhe Bayern Munich, që do të nisë sërish vitin e ardhshëm me një projekt të ri teknik. Në shkurt, trajneri aktual Tuchel konfirmoi lamtumirën e tij në fund të sezonit dhe që atëherë ka nisur sondazhi i profileve të trajneritqë do të ulet në një nga stolat më të kërkuar në Europë. Edhe Barcelona është duke e mbajtur nën vëzhgim italianin De Zerbi, për momentin kur të ndahet nga Xavi në verë.

Lexo më tejVideo/ Bayern Munich me marsh të pestë, Musiala udhëheq bavarezët: befasi në Bundesligë

Xabi Alonso është emri i parë në fletoren e Eberl, por trajneri bask është gjithashtu në fokusin e Liverpool për epokën pas Klopp. Për të mos përmendur që Bayer Leverkusen, duke shkuar drejt triumfit në Bundesliga, do të bëjë gjithçka për të mos humbur teknikun e tyre, të lidhur me kontratë deri në vitin 2026.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *