• |
ide | kryesore

Video/ Tel e Musiala nuk mjaftojnë, Freiburg frenon përsëri Bayern Munich: Leverkusen falenderon

Sport, Video
Tel



Ndeshja që hapi javën e njëzetë e katërt të Bundesligës nuk i buzëqesh Bayern Munich, i cili barazoi me Freiburg me rezultatin 2-2. Bavarezët, kështu, të dielën rrezikojnë të rrëshqasin në -10 nga kryesuesit e Bayer Leverkusen. Günter zhbllokoi ndeshjen pas 12′ me një goditje nga jashtë zonës. Më pas perlat e Tel në minutën e 35′ dhe Musiala në të 75′ e kthyen ndeshjen në favor të bavarezëve. Sidoqoftë Tuchel nuk feston dot, sepse arrihet në minutën e 87′ nga Höler.

Një fillim për tu harruar e skuadrës së Tuchel, që kaloi në disavantazh pas dymbëdhjetë minutash lojë me goditjen me të majtën e Günter nga distanca. Bavarezët nuk ishin në gjendje të reagonin siç duhet dhe rrezikuan të pësonin edhe një gol të dytë në tentativën e Grifo në hyrje të zonës, që shkoi ngjitur me shtyllën. Mathys Tel u kujdes për të rikthyer status quo-në në minutën e 35′, duke shpikur një trajektore mahnitëse nga e majta e zonës së penalltisë. Bayern ndizet pas këtij episodi dhe ishte afër të bënte 2-1 dy herë në kohën shtesë me Musiala dhe Dier.

Lexo më tej: Zbulohen fjalët e Tuchel për lojtarët e Bayern: “Mund t’i dërgoni kartvizitën trajnerit të ri”

Harry Kane u përpoq të tërheqë skuadrën e tij në pjesën e dytë, por Jamal Musiala shënoi golin e avantazhit në minutën e 75′ me një sllallom fantastik në zonën e penalltisë që përfundoi me një goditje të përsosur me të djathtën drejt shtyllës së largët. Skuadra vendase nuk e pranoi humbjen dhe shënoi golin e barazimit tre minuta më vonë me Höler, i cili mposhti Neuer në shtyllën e largët. Ky rezultat e ngjit Bayern Munich në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se kryesuesit e kampionatit Bayer Leverkusen, ndërsa Freiburg shkon në kuotën 30 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *