• |
ide | kryesore

Del data/ Studentët rikthehen në protestë në dhjetor

Lajme, Të fundit

Studentët do të nisin sërish protestat në dhjetor dhe tashmë ka edhe një datë. Është “Lëvizja për Universitetin” e cila njofton se më 4 dhjetor ora 11.00 studentët do të dalin sërish në shesh përpara ministrisë së Arsimit. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, studentët do të protestojnë sërish për plotësimin e kërkesave të tyre.

“ME MIJËRA NË PROTESTË! Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë: KUNDËR, Ligjit të arsimit të lartë, Financimit të universiteteve private me paratë tona, Abuzimit me të drejtat e studentëve PËR Arsim cilësor, Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, Përgjysmimin e të gjitha tarifave, Votë të barabartë studentë-pedagogë, Kushte dinjitoze studimi dhe jetese, Perspektivë punësimi profesional. NE DO TË FITOJMË! BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”- thuhet në njoftim. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Po lulune salihun meten monen nuk i keni bere ftese se keta do ju ndihmojne ne organizim,arlind nje ftese per ate trimin e astirit cunin e fariut mos harro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu