• |
ide | kryesore

Fenomenal, Guardiola i shkruan 114 tifozëve të Donetsk, për t’i ftuar për darkë cena

Sport



Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka treguar klas e elegancë përtej ideve inovative të trajnimit. Spanjolli ka shkruar një letër për secilin nga tifozët që në 18 shtator kanë ndjekur skuadrën në Ukrainë për ndeshjen e parë të grupit të Champions League, fituar 3-0 nga Citizens.

LETRA
Lajmi vjen me Twitter, sepse Darren Page, një nga 114 tifozët në fjalë, e ka publikuar letrën e rëndësishme në profilin e tij. “I dashur Darren, të mërkurën në 18 shtator ti e të tjerë tifozë besnikë keni bërë një udhëtim të gjatë për të parë skuadrën të luajë kundër Shakhtar Donetsk në Ukrainë e unë gjej rastin për të thënë faleminderit. Jemi kaq të lumtur që e nisëm aventurën tonë në Champions League me fitore. U përballëm me një Shakhtar të rrezikshëm pork am përshtypjen se luajtëm mirë, kontrolluam ndeshjen dhe merituam të fitonim. Të kishim mbështetjen tuaj në këto ndeshje do të thotë shumë e si kam thënë gjithnjë, ne nuk jemi asgjë pa tifozët tanë. Si shprehje e mirënjohjes sonë, duam të të ftojmë për një eksperiencë në Hospitality të Manchester City me rastin e ndeshjes së kthimit kundër Shakhtar Donetsk në 26 nëntor. Në emër të skuadrës e stafit duam tiu falenderojmë për mbështetjen e pabesueshme”. Firmosur: Pep Guardiola.

FTESË PËR DARKË
Hospitality i Manchester City përfshin mundësinë për të ndjekur ndeshjen ulur në ndenjëse me ngrohëse, të shohësh lojtarët në fushë përmes xhamave e të shijosh një darkë në restorantin që të lejon të shohësh tunelin e dhomave të zhveshjes. Paketa “Tunnel Club” në versionin standard nis nga 600 stërlina (700 euro) për person ndërsa paketat “Vip” kushtojnë 12.000 stërlina (14.000 euro) për grupe prej 10 personash. Diferenca është se me paketën Vip 10 personat kanë një kabinë private për të parë ndeshjen. Nëse 114 tifozët do të priten në “Chairman’s Club” (klubi i Presidentit) shifra zbret në 359 stërlina për person (420 euro).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *