• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese nuk e njeh Arta Vorpsin, në listën e anëtarëve të rinj vetëm ata që u betuan tek Meta

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi. Përmes një njoftimi thuhet se mungon kuorumi për të marrë vendimet e duhura nga kjo gjykatë. Por ajo që bie në sy ndër të tjera është fakti se ky institucion njeh vetëm anëtarët e rinj të betuar tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në listën e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës mungon emri i Arta Vorpsit, ndërsa është përfshirë Marsida Xhaferllari.

Më poshtë reagimi i plotë:

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

8 Comments

  1. Sot 2 gjyqtaret pa asnje dite pune si gjykatese, mbesa e ermir dobjanit dhe fiona e shrekut kane thene qe vendi i takon arta vorpsit

    hajde gjykatese vari karin hajde

    Jo per gje por PRITEJ qe gjykimin e pare PRO Rames dhe Partise

    TURP per ju o gjyqtaret sherbetore noterie te RAMES , dobjani dhe papajorgji qe skaluat as testin e te sapodiplomuarve per juridik

  2. Qelbesira po I mbush gjykatat me OJQ

    Mesojne doren gjykateset ne gjykaten kushtetuese.

    Puma e pare si Gjykatese

    Ne Gjykaten Kushtetuese

    What the fuck

  3. Udheheqesi Suprem njepartiak, qelbesira I Koncesioneve nuk ngopet. Shirritin e derrit paska patur ky koncesionar I ndyre.

  4. Kishit ndonje dyshim se do ndodhte ndryshe me te derguarat nga nena parti? Katapultohen ne nje post shume te rendesishem te shtetit duke qene te paafta te fitojne konkursin e magjistratures, marrin rroga shume te larta per nivelin shqiptar per merita partiake dhe ju mendoni se do tregohen te pavarura!? Po aq sa ishte e pavarur PPP-ja qe u tregua e pavarur politikisht vefem me Kajmakun edhe ate vetem kur i shkeli ne kallo partise, apo kir urdheroi hetimin se kush i ka nxjerre selretet e dosjeve 339 e 194 ne vend te hetimit te dosjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu