• |
ide | kryesore

Nga Panucci tek Reja, sa dështime, aq edhe ndryshime

Sport



E mbyllëm ashtu si e nisëm, duke dështuar në arritjen e objektivit përmes të dy kompeticioneve në dispozicion, por ka një ndryshim të dukshëm: jemi rikthyer të jemi një skuadër dhe kemi një stadium impresionues që mund të jetë faktor në të ardhmen e afërt. Gjërat nuk nisën mirë, që kur në një grup të përballueshëm si ai C në Nation League dolëm të dërrmuar nga Skocia e Izraeli, me vetëm një fitore dhe tre humbje nën drejtimin e Panuccit.

Italiani la trashëgimi edhe një dorëzim psikologjik dhe intimudues pas nisjes së fushatës kualifikuese me Turqinë. Reja e ndoqi nga tribuna, priti provat gjenerale ndaj Andorras dhe e mori skuadrën me një debutim humbës në Islandë. Në fakt duhej marrë si shenjë karakteri, përballja me një prej kundërshtarëve direkt për kualifikimin, në ndeshjen e parë në detyrë. Kualifikimi nuk u venit aty, italiani i ri i pankinës, por 74 vjecar i eksperiencës, sakrifikoi ndeshjen në Francë, mori pikët me Islandën, në një ndeshje memoriale në shtëpi, ku u fiksua rekordi i golave të shënuar, shkatërroi Moldavinë jashtë e brenda, duke marrë edhe fitoren më të thellë të historisë në kualifikuese e përsëri nuk u kualifikua dot.

Nuk u kualifikua, sepse la pikë atëherë kur duhej, në Turqi jo për faj të tij, por në të fundit në Elbasan Arena kundër Andorrës po. E atëherë u bë diferenca dhe u fiksua vendi i katërt e u venit rekordi, jo sepse humbëm me Francën. Por brenda dy dështimeve, duhet parë gota gjysëm plot, tani kemi një bosht të ri të skuadrës, dizenjuar nga 25 elementë të parë e provuar. Luajmë si një grup, që natyrisht ka nevojë për përmirësime, por me një stadium si ai i parë kundër kampionëve të botës, në aventurat e reja të ardhshme, gjërat mund të jenë ndryshe…e duket se edhe Reja është i bindur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *