• |
ide | kryesore

Përplasje fatale: Seb-Charles kapen në radio “Çfarë pisllëku”, “O Zot i madh”

Sport



Tension i lartë në kampin e Ferrari Sebastian Vettel e Leclerc që kanë nxjerrë jashtë njëri tjetrin pesë xhiro nga fundi në GP e Brazilit. Një kontakt që bën po krijon polemika e që ndoshta mund të ketë pasoja edhe në rrugën e skuderisë italiane në 2020. E sigurtë është se harmonia mes dy pilotëve brenda skuadrës ka humbur. Raporti në fakt gjatë vitit është vënë në provë të vështirë pas moskuptimeve në Monza, Singapore e Sochi.

Në Brazil dy pilotët kanë menduar ta zgjidhin në pistë kur ishin në garë për vendin e katërt. Leclerc ka parakaluar Vettel në kthesën 1 me një shkëputje fenomenale, gjermani tentoi ta kalonte përsëri në afërsi të kthesës 4 falë DRS. E aty ndodhi kontakti që provokoi daljen jashtë për të dy. Një dinamikë e vështirë të interpretohet, por duket se Seb e ka mbyllur shumë hapësirën e Charles.

Përmes radios së skuderisë reagimi i Vettel ka qenë i ashpër: “Çfarë dreqin po bën Leclerc? Më vjen keq. Kam problem. Por ishte e nevojshme? Cfarë qelbësirllëku. Mbaroi, nuk mund ta pilotoj makinën. Punë e bukur…”. Leclerc në anën tjetër u cudit: “Zoti im. Cfarë dreqin ndodhi. Jooo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *