• |
ide | kryesore

9-1 historike, armenët akuzojnë italianët: “Azzurri, nuk dini cfarë është mikpritja”

Sport, Video



Të humbë nuk i pëlqen askujt, por të humbësh rëndë është edhe më keq. E është e vështirë të mendosh se mund të ketë më të rëndë se një 9-1. Armenia është kthyer nga Palermo me brinjë të thyera e humbjen më të keqe të historisë së kombëtares së lindur në 1992. E kështu, armenët nuk e kanë marrë fare mirë, duke filluar nga tekniku Abraham Khashmanyan që pas ndeshjes ka kërcënuar se do ti largojë të gjithë, nëse nuk do të jetë ai i pari që do të vuajë pasojat.

Armenët nuk e kanë kaluar lehtë sidomos në rrjetet sociale. E nuk flitet për tifozët, aq sa për profilet zyrtare, që kanë dhënë spektakël pas ndeshjes. E para ajo e Federatës armene, që në përfundim të ndeshjes komenon: “Nuk dini asgjë për mikpritjen. Ejani ta mësoni nga ne”, pasuar nga emoticon nervoz. Në fakt, nuk është se në Erevan armenët kishin shtruar lule, por mesa duket, duke parë se skuadra e Mancini ishte e kualifikuar, ata prisnin një trajtim ndryshe…

Në Instagram, pastaj, problemet janë të brendshme. Tifozët kontestuan zgjedhjet e Federatës përvec se nisën hashtag #KhashmanyanOut, me zhgënjimin për rezultatin e ndeshjes në Palermo. Në fund të fundit, nëse është e vërtetë që duhet të dish të humbësh, një 9-1 është vërtetë vështirë të kapërdihet edhe për një formacion modest…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *