• |
ide | kryesore

Martesë e fshehtë në Marok për Cristiano Ronaldo e Georgina: CR7 modifikon testamentin për gruan

Sport



Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi të madhe në Marok. Lajmin e bën të ditur Novella 2000, sipas të cilës ceremonia ka qenë plotësisht e blinduar e pa asnjë gjurmë fotografi. Për më tepër, sipas të njëjtit burim, CR7 ka modifikuar lehtësisht testamentin për të mbrojtur edhe më shumë të shoqen. Pas thashethemeve rreth 12 muaj më parë për një martesë të mundshme, duket se këtë herë ndodhi u krye pa fjalë fare.

Do të kishte mbetur ndoshta kështu për shumë kohë akoma, nëse bombën nuk do ta kishin plasur dy fjalë, “mio marido”, të thëna nga Georgina Rodriguez. Nëse Novella 2000 e jep ceremoninë të kryer, ka të tjerë që pretendojnë se martesa është planifikuar dhe se do të zhvillohet së shpejti. Ai që ka organizuar gjithcka, sipas asaj që shkruan Novella 2000, ka qenë miku i CR7 e miliarderi maroken Badr Hari, kampion i kickboxing.

Vendimi për tu bashkuar me martesë ka ardhur pas cmimeve Mtv EMA, kur Georgina u konsiderua vetëm “një shoqëruese” e Cristiano Ronaldo e ajo që përshpejtoi dasmën ka qenë “përshëndetja speciale” e Rita Pereira, mike (ndoshta një ish) i CR7, që pikërisht gjatë Mtv EMA u hodh në krahët e portugezit duke kaluar Georgina me një “ciao”.

Por nuk mbaron këtu, sepse nga sa lexohet, e ëma e Ronaldo, Dolores Aveiro, e ka pritur me kënaqësi martesën e tyre dhe CR7 ka modifikuar edhe testamentin për të mbrojtur gruan. Lajmin e ka konfirmuar një person “shumë pranë ciftit” që ka deklaruar për Novella 2000: “E kisha kuptuar që në 29 gusht: atë ditë Cristiano shkoi në Madeira tek avokatët e tij e ndryshoi testamentin për të mbrojtur Georgina. Deri në atë moment e gjithë pasuri do të administrohej nga e ëma, tani aty është edhe Georgina”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *